Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ... U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri Nga Kane te Olise e Musiala, situatë e paprecedent te Bayern Munich, mbushet infermieria Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve Uji përmbyt klasat e shkollës në Oreshkë të Kukësit pas dëmtimit të çatisë nga era, por institucionet nuk n... Policia del me njoftim për vrasjen e Selami Hasanit, ngjarja në oborrin e banesës, i plagosur vëllai i vikt... Gjendet i vrarë Sel Çami, kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin e lëndës së dyshuar plasëse në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje

P
Piranjat23 November 2026, 11:16 · 2 min lexim
Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares,

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin e lëndës së dyshuar plasëse në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 14 nëntor 2026, në rrugën “Sadik Petrela”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 60-vjeçar me inicialet A. Z., banues në Elbasan, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës plasëse.

Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për tri shtetase, të moshave 21, 18 dhe 17 vjeç, të cilat janë komshinje me të dyshuarin.

Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë qenë në automjetin me të gjatë momentit të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti që dyshohet se është përdorur ditën e shpërthimit, si dhe katër aparate celularë.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas veprimeve hetimore dhe administrimit të provave që çuan në dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarit.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 60-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Xhamllik

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.