Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia penale është individuale!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Gogu theksoi se ndarja mes përgjegjësisë politike dhe asaj penale është e qartë, duke deklaruar se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike përmes vendimit për shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i institucionit.
Sipas ministrit, drejtimi i SHISH është garantuar përmes emërimit të një drejtuesi të ri, ndërsa për përgjegjësinë penale duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.
“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve.
Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nis protesta, shoqërohen dy persona pranë Ministrisë së Brendshme

Arrestimi i Hysenit/ ‘Le Monde’: Goditje për Ramën, SHISH është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare

‘Në vend që të prekim realitetin, manipulojmë’, eksperti: Qeveria la jashtë PISA-s shkollat rurale

Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Dosja e SPAK për Ergys Agasin, zbardhen detaje, si iu vunë në dispozicion të dhënat e telefonave të “zbërthyer” nga policia

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

“E godita me thikë disa herë në bark”/ Vrasja te “Petro Nini”, çfarë deklaroi autori në komisariat





