Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
GJKKO ka bërë me dije se seanca për marrjen në pyetje të ish drejtueses së SHISH do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në orën 09:00, do të mbahet seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin. Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.
Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Lexo edhe
AKTUALITET
“E godita me thikë disa herë në bark”/ Vrasja te “Petro Nini”, çfarë deklaroi autori në komisariat

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

Enver Hoxha nuk kurseu as miqtë e rinisë: Letra e vitit 1959 për Ilo Argjendarin dhe mëshira që diktatori nuk e njohu kurrë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Si do të jenë temperaturat

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

Mbrojtja nga shpenzimet në roaming, kontratat duhet të përcaktojnë një vlerë limit prej 6000 lekësh

U godit disa herë me thikë në Tiranë, 49-vjeçari vdes në spital

U vra nga pronari italian i banesës, del autopsia për 36-vjeçarin Gjovalin Lazri. Si njihej në zonë përtej “jetës së dyfishtë”





