Ngacmonte të miturat, arrestohet këngëtari i njohur

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili dyshohet për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, kallëzimi është bërë nga një vajzë, e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.
Në vijim të veprimeve, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e mëtejshme të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin, dhjetëra forca në terren për të frenuar përhapjen

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Videot skandaloze/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

Letra e Nazmi Berishës nga Burreli për Mehmet Shehun: Nuk e kuptoj çfarë përbindëshash jeni që nuk ngopeni me gjakun e kosovarëve

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Evropë

Kullë te Tajvani, çfarë parashikojnë projektet në garë për Tirana Fountain Plaza

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat





