Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë
AKTUALITET

Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenzimet e veta

Projektligji i ri “Për turizmin” detajon pasojat e mosrealizimit të investimeve, duke përfshirë kalimin deri në pronësi shtetërore

P
Piranjat13 November 2026, 07:24 · 4 min lexim
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton

Investitorët që marrin në përdorim prona shtetërore për zhvillimin e projekteve turistike mund të detyrohen të prishin objektet e ndërtuara dhe të rehabilitojnë territorin me shpenzimet e tyre, nëse nuk përmbushin kushtet e marrëveshjes me shtetin.

Projektligji i ri “Për turizmin” përcakton më hollësisht pasojat e mosrealizimit të investimeve, duke përfshirë edhe mundësinë që objektet e ndërtuara të kalojnë në administrim ose pronësi shtetërore, kur kjo i shërben interesit publik.

Ndryshimet parashikohen në nenin 45 të projektligjit dhe lidhen me investimet që realizohen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, përmes përdorimit të pasurive të paluajtshme shtetërore. Për këto projekte, investitorët lidhin marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, ku përcaktohen afatet, vlera e investimit, detyrimet dhe garancitë për realizimin e tij.

Ligji ekzistues parashikon mundësinë që qeveria t’i heqë investitorit të drejtën e përdorimit të pronës shtetërore në rast shkeljeje të marrëveshjes. Projektligji i ri e zgjeron dhe e detajon këtë mekanizëm, duke përcaktuar çfarë ndodh me territorin dhe objektet e ndërtuara pasi shfuqizohet kjo e drejtë.

Sipas draftit, kur investimi nuk është realizuar në përputhje me marrëveshjen ose vazhdimi i tij nuk i shërben interesit publik, ministria mund t’i kërkojë investitorit rikthimin e pronës në gjendjen e mëparshme. Kjo mund të përfshijë prishjen e ndërtimeve, largimin e instalimeve dhe rehabilitimin e mjedisit brenda afateve të përcaktuara.

Nëse investitori nuk i kryen këto ndërhyrje, organet kompetente mund të realizojnë vetë prishjen, pastrimin dhe rehabilitimin, ndërsa shpenzimet i ngarkohen subjektit privat. Kostot mund të mbulohen nga garancitë financiare të vendosura në marrëveshje ose të kërkohen sipas legjislacionit në fuqi.

Por projektligji parashikon edhe një zgjidhje tjetër për investimet që kanë krijuar struktura me vlerë të përdorshme. Në rastet kur objektet e ndërtuara mund të shërbejnë për interes publik, turistik, ekonomik ose social dhe nuk bien në kundërshtim me ligjin, Këshilli i Ministrave mund të vendosë ruajtjen e tyre dhe kalimin në administrim ose pronësi shtetërore, sipas kushteve të marrëveshjes dhe legjislacionit përkatës.

Kjo krijon mundësinë që, në vend të prishjes së një strukture të ndërtuar, shteti të vlerësojë përdorimin e saj për një funksion tjetër me interes publik. Megjithatë, kalimi i objekteve në pronësi shtetërore nuk është automatik dhe kërkon respektimin e procedurave dhe kushteve ligjore.

Projektligji ruan edhe të drejtën e investitorit për t’u dëgjuar përpara se qeveria të vendosë shfuqizimin e së drejtës së përdorimit të pronës. Subjektit duhet t’i jepet një afat i arsyeshëm për të paraqitur shpjegime dhe, kur është e mundur, për të korrigjuar shkeljet e konstatuara.

Projektligji përcakton se transferimi i veprimtarisë, projektit ose i një pjese të aksioneve kërkon miratimin paraprak të ministrit përgjegjës për turizmin. Po ashtu, ndalohet transferimi te të tretët i pronësisë ose i të drejtave të tjera reale mbi strukturat e ndërtuara në prona shtetërore të vëna në dispozicion sipas këtij ligji. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.