Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ...
BOTA

Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund të vendoset pa Evropën

P
Piranjat13 November 2026, 08:04 · 2 min lexim
Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur angazhimin e Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në raundin e ardhshëm të negociatave me Rusinë.

Pas takimit me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Uitkoff, Zelensky theksoi se Evropa duhet të ketë zërin e saj në vendimet që lidhen me të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit.

Kushner deklaroi se pala amerikane ka diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin rëndësinë e përfshirjes së evropianëve në tryezën e negociatave dhe se Moska është e gatshme ta provojë këtë format. Megjithatë, Putin nuk ka ndryshuar qëndrimin për luftën dhe kërkesat territoriale të Rusisë, ndërsa bisedimet e fundit në Abu Dhabi nuk sollën përparim drejt një marrëveshjeje.

Një zhvillim pozitiv ishte dakordësimi mes Rusisë dhe Ukrainës për një tjetër shkëmbim të burgosurish, që sipas palës amerikane pritet të rikthejë mijëra persona pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, shprehu skepticizëm për mundësinë e një marrëveshjeje të afërt, duke theksuar rëndësinë e rolit të Evropës në proces.

 

Në një tjetër zhvillim, Zelensky paralajmëroi për kufizimet në shërbimet satelitore Starlink dhe Starshield të kompanisë SpaceX, të cilat po vështirësojnë komunikimin dhe aftësinë e Ukrainës për të interceptuar dronët rusë.

Rreth një e pesta e territorit ukrainas vijon të jetë nën kontrollin e forcave ruse, ndërsa shqetësimet për sigurinë evropiane mbeten në rritje.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.