“200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve para për riparimet!

Pas denoncimit nga shkolla “Bajram Curri”, një tjetër shqetësim mbërrin në redaksinë e Piranjat News, këtë herë nga shkolla “Nënë Tereza” në Durrës.
Prindërit denoncojnë të njëjtën situatë, ku nevoja për ndërhyrje në ambientet e shkollës dhe garantimin e kushteve për nxënësit duket se po u kalon familjeve përmes kërkesave për kontribute financiare.
Në një mesazh të dërguar nga mësuesja në grupin e prindërve, kërkohet kontributi prej 200 lekësh të reja për çdo nxënës, me qëllim mbledhjen e shumës prej 80 mijë lekësh të reja për riparimin e zgarës metalike dhe kangjellave të shkollës.
“Ju lutem të gjithë prindërit të konfirmojnë nëse dëshirojnë të kontribuojnë për të pasur një ambient më të sigurt për fëmijët tanë”, thuhet në mesazh.
Por ky nuk është shqetësimi i vetëm që ngrejnë prindërit. Sipas denoncimit të tyre, problematika në këtë shkollë lidhen edhe me mungesën e ngrohjes, kamerat, lyerjen e klasave dhe gjendjen e ambienteve të përbashkëta.
Pra, pas rastit të shkollës “Bajram Curri”, një tjetër denoncim nga Durrësi ngre pikëpyetje mbi kushtet në të cilat zhvillohet mësimi dhe përgjegjësinë e institucioneve për mirëmbajtjen e shkollave publike.
A duhet të jenë prindërit ata që mbledhin para për riparimet dhe nevojat e shkollave ku mësojnë fëmijët e tyre?
Piranjat News pret një reagim nga drejtuesit e shkollës dhe institucionet përgjegjëse./ piranjat news

Lexo edhe
AKTUALITET
Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim

Gjokutaj: SPAK, KLGJ, ILD dhe drejtësia konglomerat për të mbrojtur Irena Gjokën





