AKTUALITET

Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash, Ekspertët: sektor potencial mbetet ndërtimi

Piranjat Përditësimi i fundit 20 May 2026, 08:37

Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash, Ekspertët: sektor potencial

Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale” vijon të mbajë të ndezur debatin për rrezikun e pastrimit të parave. Përveç institucioneve ndërkombëtare, zbatim i ligjit po shihet si rrezik për kapitalizimin e transaksioneve të dyshimta edhe nga ekspertët fiskale.

Ashtu siç argumentoi më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, skema për rideklarimin e pasqyrave financiare, pa dokumentacioni për verifikimin e origjinës së tyre, shihet si faktori kryesor që rrit riskun e përdorimit të saj për pastrimin e parave.

“Ekziston një rrezik objektiv dhe i lartë që kjo marrëveshje të shërbejë për legalizimin e kapitaleve me burim të paqartë apo potencialisht kriminal.

Ligji lejon rideklarimin e mjeteve monetare dhe aktiveve pa detyrimin për të verifikuar origjinën e tyre, gjë që bie ndesh me rekomandimet e Moneyval dhe task-forcës BEPS të OECD-së.

Mungesa e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave cenon drejtpërdrejt besueshmërinë e sistemit tonë fiskal në syrin e BE-së dhe FMN-së”, pohon për Monitor eksperti fiskal Julian Saraçi.

Sipas tij, sektori me potencialin më të lartë të riskut është ndërtimi, për shkak të informalitetit e lartë që mbart.

Saraçi argumenton se marrëveshja për rregullimin e një sërë zërash në bilance, përfshirë zërat aktive, pasive të parasë cash, rrezikon krijimin e një skeme për formalizimin e bilanceve të kompanive të ndërtimit deri në 3 vitet e fundit.

“Marrëveshja mundëson rregullimin e zërave të aktivit dhe pasivit (si paraja cash, fshirja e detyrimeve ose deklarimi i aktiveve të reja) me një diferencë deri në 30% nga deklarimi fillestar.

Një shembull konkret është deklarimi i aktiveve monetare të padeklaruara më parë, ku subjekti paguan 5% dhe i ligjëron ato në bilanc pa dokumentacion mbështetës.

Sektorët me informalitet të lartë, si ndërtimi, mund ta përdorin këtë skemë për të formalizuar diferencat e pasqyrave financiare të 3 viteve të fundit. Kjo praktikë rrezikon të shndërrohet në një mjet për “pastrimin” e bilanceve historike”.

 Para nisjes së zbatimit të ligjit disa institucione ndërkombëtare përfshirë Foindin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bashkimin Europian dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë kundërshtuan miratimin e tij,  për shkak të rrezikut të pastrimit të parave.

Veçanërisht Dhoma Amerikane e Tregtisë në një nga deklaratat e saj, ngrinte të njëjtin shqetësim të ekspertëve fiskalë që rideklarimi i pasqyrave pa dokumentacion mbështetës krijon rrezik për pastrim parash.

“Ligji lejon rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme.

Në çdo rast, diferencat tatohen me një normë të reduktuar prej vetëm 5%.

Ky ndryshim i pasqyrave financiare historike lejohet pa dokumentacion mbështetës ose justifikime të qarta, duke rrezikuar kështu edhe parimet themelore të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të informacionit financiar.

Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal”.

Ndërsa Fondi Monentar Ndërkombëtar, në deklaratën përmbyllëse  pas konsultimit e marrëveshjes me Shqipërinë vlerësoi se ligji për paqen fiskale rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtare.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) ka informuar të gjitha subjektet, se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ ose penal ndaj veprimeve të tatimpaguesve për pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo për çdo vepër tjetër penale, që lidhet me origjinën e jashtëligjshme të fondeve apo pasurisë dhe për rrjedhojë nuk cenon zbatimin e asnjë prej detyrimeve të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.

Nisja e marrëveshjes dhe monitorimet e tatimeve

Prej datës 15 Maj kanë nisur aplikimet për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale. Periudha e aplikimit ka nisur ditën e premte më 15 Maj dhe mbyllet më 5 Qershor 2026.

Sipas udhëzimit të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bizneseve u është lënë rreth 22 ditë kalendarike afat për aplikimet.

Aplikimet do të bëhen online në e-Filing ku është krijuar shërbimi “Aplikim për marrëveshjen e paqes fiskale”. Për të dyja rastet si për lidhjen e paqes fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave tatimpaguesit duhet të plotësojnë online formularin.

Me nisjen e aplikimeve, Administrata Tatimore paralajmëroi kontrolle dhe monitorim të shtuar për të parandaluar abuzimet dhe pastrimin e parave. Procesi do të mbështetet në analizën e riskut, shkëmbimin e informacionit me Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe përdorimin e inteligjencës artificiale./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?