Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
AKTUALITET

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për fryrjen e rrogave të AlbGaz

P
Piranjat30 September 2026, 19:23 · 5 min lexim
Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për

Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë sipas të cilës Shqipëria do të përfitonte automakisht çdo benefit që do të merrnin Greqia dhe Italia, dy vendet e tjera ku kalonte tubacioni i gazsjellësit.

Pak vite pasi përfundoi ndërtimi i gazsjellësit, qeveria greke e Tziprasit ringecioi marrëveshjen me TAP dhe si rezultat arriti të merrte menaxhimin e operacioneve të gazsjellësit në territorin e saj, përmes kompanisë publike DEPA.

I njëjti përfitim i takonte automatikisht edhe Shqipërisë. Për shkak se Shqipëria nuk kishte shoqëri me ekspertizë që mund të menaxhonte operacionet e gazsjellësit, qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë kompanisë italiane SNAM. Si rezultat në fund të vitit 2018, u themelua shoqëria Albanian Gas Service kompani, si një ortakëri mes shtetit shqiptar dhe SNAM.

Shqipëria zotëron 75 për qind të aksioneve tek Albanian Gas Service, përmes shoqërisë Albgaz. Pjesën e mbetur prej 25 për qind e zotëron partneri italian SNAM.

Albanian Gas Service Company arkëton rreth 3.5 milionë euro të ardhura në vit nga shërbimet që bën për menaxhimin e TAP. Nga këto para ajo fiton mesatarisht 1 milionë euro në vit.

I gjithë ky fitim shpërndahet si divident për ortakët sipas proporcionit të aksioneve. Të dhënat zyrtare nga bilanci tregojnë se në periudhën 2020-2025, Albgaz ka marrë rreth 4.5 milionë euro divident nga fitimet e Albanian Gas Service. Por paratë avullohen në rroga militantësh.

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për

Shoqëri Albgaz u themelua në janar të vitit 2017 si shoqëri me kapital 100 për qind shtetëror, aksionet e së cilës zotërohen nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Objekti i kësaj shoqëri është funksionimi si një operator i kombinuar, që do të kryejë si transmetimin ashtu dhe shpërndarjen e gazit në territorin shqiptar. Por meqë gaz në Shqipëri nuk ka, Albgazi thjesht ha paratë që Shqipëria përfiton nga gazsjellësi TAP për rroga militantësh që rrinë kot.

Si shumica e kompanive shtetërore, Albgaz është një bunkier i errët dhe pa transparencë. Bilanci i fundit që kompania ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit i përket vitit 2022. Por një raport monitorimi i buxhetit, zbulon se çfarë ndodh financiarisht në këtë shoqëri.

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për

Sipas të dhënave nga ministria e Financave, në vitin 2025, Albgaz kishte 61.3 milionë lekë të ardhura dhe 151 milionë lekë shpenzime. Si rezultat kompania rezultoi me humbje në masën 89.6 milionë lekë ose rreth 980 mijë euro.

Për vitin 2024, humbja ishte edhe më e madhe, saktësisht 103 milionë lekë ose mbi 1.1 milionë euro me kursin aktual. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shkon për rroga sepse Albgaz nuk ka praktikisht asnjë aktivitet.

Por cilët janë përfituesit e këtyre parave? Aktualisht Albgaz administrohet nga Amarda Kapaj. Anëtarët e bordit drejtues të kësaj shoqërie, janë Besjan Kadiu, Edona Bilali, Sindi Dushku, Rezarta Kokonozi etj. Më parë kanë qenë Erlis Hereni, Laureta Omeri, Arbër Avrami e plot të tjerë. Të gjithë këta kanë një të përbashkët. Janë rilindës të devotshëm, afër ministrisë së Infrastrukturës.

Vec honorareve për drejtuesit dhe bordin, Albgaz mban në punë edhe një numër të konsiderueshëm punonjësish, që dyshohet se është mbi 100. Edhe këta ashtu si drejtuesit e tyre, kanë të njëjtin afilacion politik.

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për

Por Albgaz është një fenomen. E njëjta skemë funksionon në Albpetrol. Pra, qytetarët shqiptarë duhet të marrin përfitime nga TAP, por paratë shkojnë në rroga militantësh. Duhet të marrin përfitime nga nafta e tyre në Patos Marinzë, por paratë i ha Albpetrol në tendera dhe rroga militantësh.

Në këtë pikë, qytetarëve u mbetet vetëm të duartrokasin reformat e mëdha të qeverisë./Kapitali

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.