Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë, pritet rënie e çmimeve Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore
AKTUALITET

Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit mbulohet nga tymi, vijojnë tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës

P
Piranjat13 October 2026, 16:54 · 2 min lexim
Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit mbulohet nga tymi,

Situata në protestën e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione. Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit është mbuluar nga tymi, ndërsa forcat e policisë vijojnë të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit në Tiranë është mbuluar nga tymi, ndërsa vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë në kuadër të protestës së studentëve, e cila nisi pasditen e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Sipas informacioneve nga terreni, në zonë vijon përdorimi i gazit lotsjellës, ndërsa efektivët e policisë po përpiqen të shpërndajnë turmën dhe ta zhvendosin atë në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë, pavarësisht ndërhyrjeve të forcave të rendit. Situata vjen pas disa orësh protestë, gjatë së cilës janë regjistruar përplasje të herëpashershme mes pjesëmarrësve dhe policisë. Më herët, efektivët përdorën ujë me presion dhe spraj me piper, ndërsa protestuesit hodhën gurë, fishekzjarrë dhe sende të tjera në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe forcave të rendit. 

Gjatë protestës, një grup pjesëmarrësish ndezën gjithashtu një zjarr në mes të rrugës, duke djegur kuti kartoni dhe objekte të tjera.

Forcat e policisë kanë vendosur kordonë sigurie në disa pika përgjatë Rrugës së Durrësit, ndërsa ndërhyrjet kanë sjellë zhvendosjen e vazhdueshme të protestuesve nga një segment i rrugës në tjetrin. Pavarësisht përpjekjeve për shpërndarjen e turmës, protesta vijon, ndërsa situata në pjesën e sipërme të Rrugës së Durrësit mbetet e tensionuar.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar lidhur me numrin e personave të shoqëruar apo të lënduar gjatë përplasjeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.