Protesta te Ministria e Arsimit/ Shoqërohen 10 persona! Përplasje mes policisë dhe studentëve

Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policisë ka ndarë protestuesit në disa grupe.
Forcat e rendit, të mbështetura nga autoboti i ujit me presion, kanë arritur të shtyjnë një pjesë të protestuesve në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë, një grup tjetër vijon të qëndrojë i grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit.
Sipas të dhënave të para nga terreni, policia ka shoqëruar të paktën 10 persona. Gjatë operacionit për neutralizimin dhe ndalimin e tyre është përdorur forca fizike, ndërsa nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një prej të shoqëruarve shihet me plagë dhe i gjakosur në fytyrë si pasojë e përplasjeve të dhunshme.
Situata në kryeqytet mbetet mjaft e tensionuar, me forca të shumta policore që po ndjekin lëvizjet e protestuesve në disa akse kryesore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, përdoret autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve

Tensione masive te Ministria e Arsimit/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike

“Kryeministri të largohet”/ Protestuesi: U tregua i pabesë më 2018 me studentët, jemi këtu për të ardhmen tonë

Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, godasin me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë dhe kapsolla drejt godinës

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Nis tubimi i Studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

“S’kam parë asnjë dokument!”/ Përplasje në Apel për Rubens Saraivën, avokati: I janë shkelur të gjitha të drejtat, s’më lejojnë ta takoj ...





