AKTUALITET

'Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës', Bozdo: Shpërblim për shkelësit!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 10:12

'Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e

Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër vite, një lëvizje që ka ngjallur debate për favorizim të klientelës dhe mungesë transparence. Sipas detajeve, nisma parashikon shuarjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara përgjatë një dekade.

Nga shuma totale prej 2 miliardë eurosh, 1 miliard është borxhi kryesor (principali), ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjoba dhe kamatëvonesa të akumuluara. Megjithëse falje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, deputeti i PD Enno Bozdo nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se ato zakonisht shoqërohen me reforma rrënjësore dhe vendosjen e standardeve më të larta për të mos lejuar përsëritjen e situatës.

Në rastin e Shqipërisë, Bozdo theksoi se një amnisti e tillë po jepet pa asnjë garanci se borxhe të reja nuk do të krijohen sërish, duke qenë se standardet e institucioneve fiskale nuk janë përmirësuar.

Një nga pikat më alarmante të këtij diskutimi lidhet me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2023, plot 400 milionë euro taksa kanë mbetur pa u mbledhur nga organet tatimore.

Kjo shifër marramendëse, e afërt me vlerën e aferës së inceneratorëve, përkon me vitin e zgjedhjeve lokale, duke ngritur dyshime të forta se mosmbledhja e taksave është përdorur si një mjet për manipulim elektoral. Sugjerohet se bizneseve mund t'u jetë toleruar shmangia e detyrimeve në këmbim të mbështetjes politike për partinë në pushtet.

Në këto kushte, amnistia fiskale shihet jo si një mjet për të ndihmuar ekonominë, por si një mekanizëm që shpërblen shkelësit e përsëritur të ligjit, ndëshkon biznesin e ndershëm që paguan rregullisht taksat dhe thellon pandëshkueshmërinë, duke lënë pa përgjigje pyetjen thelbësore: kujt i shërben në të vërtetë kjo falje multi-miliardëshe?

Deklarata e plotë:

"Kur vjen tek ngjarjet që vërtet vlejnë, ne i lëmë gjithmonë në fund të radhës. Por, atëherë çfarë po ndodh? Janë dy projektligje, të cilat janë të kombinuara bashkë edhe pak a shumë ngatërrohen pak me njëra-tjetrën kështu në perceptim publik.

Në perceptim publik ngatërrohen, por nuk janë e njëjta gjë. Amnisti, çfarë thotë? Borxhet e akumuluara për një periudhë 10 vjeçare plus, që biznesi i detyrohet tatimeve dhe doganes të gjitha këto shuhen me një të rënë të lapsit. Nuk janë pak, janë 2 miliardë euro.

Janë 2 miliardë euro. Nga të cilat 1 miliard është principali, pra borxhi kryesor është 1 miliard. Pjesa tjetër është gjoba, kamatëvonesa, interesa e të tjera e të tjera, të akumuluara. Por dhe 1 miliard janë, janë goxha shumë.

Futemi pak në doktrinën e e shuarjes apo të faljes së së borxhit. Gjëra të tilla ndodhin edhe jashtë, siç thotë Elisa, bëhen dhe filma siç thotë Elisa, por në përgjithësi kur ndodhin, sidomos në vende të cilat kanë një lloj stabiliteti, ndodhin njëherë në kaq kohë dhe ndodhin kur  duhet të mbyllet një kapitull për t'u hapur një kapitull tjetër, që është një standart mjaft më i lartë.

Pra, ti po i fal këto të gjitha, po ti standartin ndoshta e ke më keq, të paktën të institucioneve publike më keq nga ç'e ke pasur 10-15 vjet më pare. Jo ndoshta, por me siguri është më keq e para. Pra ti nuk ke asnjë lloj garancie se nuk do fillojë të akumulohet një borxh tjetër.

E dyta, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit,  në gjetjet e veta deklaron që vetëm për vitin 2023, dhe mendoje pak, janë 400 milionë euro të pambledhura nga organet tatimore. Tani mendoni që 2023-shi ishte një vit që ne garonim pra, ishim në fushatë elektorale.

Po pse nuk kemi çdo vit 400 milionë euro, po kemi vetëm në 2023-shin 400 milionë euro. Ju thanë mbaji këto se s'po t'i quaj, voto Partinë Socialiste, kjo është. Janë 400 milionë euro. Edhe 40 do të ishin shumë, dhe katër ndoshta do të ishin shumë. Po janë 400. Flasim për inceneratorët dhe duket shifër e madhe. Flasim me një të rënë të lapsit, këto janë të pambledhura. Nuk e them unë, e thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

E treta, supozojmë që këto gjë do ta bëjnë dhe me siguri do ta bëjnë. Kërkesa jonë minimale ishte që 3000 kompanitë, të cilat përfitojnë më shumë nga kjo falje, sepse pjesa më e madhe paguan, lë herë pas here edhe pronat personale, i lë kolateral në mënyrë që të ketë mundësi ta paguajë shtetin.

Dhe ajo tjetra që kërkuam që edhe kjo nuk u pranua, jo vetëm 3000, por gjithsesi në listë duhet të bëhej transparente dhe ata që përfitonin 5 milionë lekë ose më shumë falje, pra 50 mijë euro ose më shumë falje.

Për të vendosur një limit, një limit të fundit. Dhe ajo tjetra që kërkonim është që në rastin kur, dhe ka shumë raste të tilla, shumë, tani nuk e kuantifikoj dot se s'e kam lexuar të dhënat, por nuk është e parë.

Kur, një ndërmarrje është në pronësi të një individi apo të një grupi individësh, të cilët kanë pronësi edhe me kompaninë e dytë dhe kompaninë e tretë, për ta bërë, unë dhe ju jemi ortakë bashkë dhe kemi tre kompani, A-në, kompaninë A, kompaninë B, kompaninë C.

Në qoftë se kompania A ka detyrime ndaj tatimeve dhe doganave, kompania B, kompania C mund të operojnë normalisht dhe bile mund të kenë me fitim të marrin edhe para publike. Ne kërkuam që ne të dy si individë pronarë të përjashtohet nga kjo gjë. Se nuk mundet dot në një kohë shteti të të fali, nga ana tjetër ti prapë të kesh para kur ke mundësi ta paguash shtetin dhe nuk e paguan shtetin, dakord? Kjo dhe kjo. Ky është projektligji i faljes dhe shuarjes. Kuptohet që asnjëra nga këto nuk do eci"

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?