AKTUALITET
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari i zhdukur

Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së së dielës.
I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në banesë dhe familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.
Në kërkimet për gjetjen e tij u angazhuan familjarët, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët nisën kontrollet në zonën e bjeshkëve. Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e tij.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Begaj uron studentët dhe pedagogët për “një vit akademik sa më të suksesshëm”

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën, zbulohen përmasat e investimit në Sazan

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Autoritetet shtetërore mund të kërkojnë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik

Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës: Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat




