Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
AKTUALITET

Afera Timak/ SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët e mbrojtjes përfunduan për Hipizëm tek Equos Resort

P
Piranjat 5 October 2026, 11:19 · 1 min lexim
Afera Timak/ SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët e mbrojtjes

Hetimi për fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake nga TIMAK ka zbuluar një skandal të ri. Në fokus të hetimeve janë edhe Arjeta Puca dhe Ron Yeffet, të cilët rezultojnë të kenë hapur biznesin “Timak Horse”, një aktivitet i lidhur me kuajt dhe hipizmin.

Biznesi ka selinë në ambientet e Equos Resort, i njohur si pronë e biznesmenit Ergys Agasi. Sipas të dhënave të bëra publike, aktiviteti është hapur në periudhën kur Agasi ndodhej në arrati. Aktualisht, Equos Resort është nën sekuestro të SPAK, në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t.

Puca dhe Yeffet pritet të pyeten këtë javë nga SPAK, ndërsa hetimet, pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kompaninë TIMAK, po zgjerohen edhe në drejtim të dyshimeve për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike. Hetuesit po verifikojnë edhe destinacionin e parave të përfituara nga kontratat publike dhe lidhjet e mundshme mes aktivitetit të TIMAK dhe biznesit të kuajve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.