Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH; Sa do të përdoren për pensionet

P
Piranjat30 September 2026, 07:13 · 6 min lexim
Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH; Sa do

Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde të pashpenzuara në llogarinë unike pranë Bankës së Shqipërisë.

Në total, fondi që qeveria akumoloi në llogarinë unike të Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit, arriti në vlerën e 16 miliardë lekë.

Nga kjo shumë deri tani 4 miliardë lekë janë përdorur për politikat e pensioneve, duke lënë një gjendje prej rreth 12 miliardë lekësh apo rreth 120 milionë euro.

Ligji i buxhetit përcakton se fondet e mbetura mund të mbahen për financimin e buxheteve të viteve të ardhshme, ndërsa për momentin qeveria po planifikon politika për rritje pensionesh.

Nga 1 janari 2027 qeveria pritet të dyfishojë masën e bonusit mujor për pensionistët, por krahas saj të vijojë edhe politikën për indeksimin e pensioneve deri në 3%.  Deklarata u bë më herët publike nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Burime nga Ministria e Financave sqarojnë se fondet e llogarisë unike të Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit të buxhetit krijohen nga suficiti i shpenzimeve kapitale të mosrealizuara. Deri tani nga Ministria e financave këto fonde janë përdorur për politikat e pensioneve.

Por pavarësisht kësaj, këto fonde ende nuk konsiderohen automatikisht të lira për politikën e rritjes së pensioneve. Nga Ministria e Financave ende nuk është përcaktuar nëse këto fonde mund të përdoren për politikat e rritjes së pensioneve, apo do të mbahen në llogarinë unike për financimin e viteve të ardhshme, apo mund të rialokohen për politika të tjera gjatë vitit 2026. Apo do të përdoren ndryshimet e buxhetit për rritjen e pensioneve?

Nga 1 janari pritet të dyfishohet bonusi mujor

Përveç politikës së indeksimit, qeveria prej vitesh ka miratuar dhënien e bonusit të fundvitit për pensionistët. Por nga 2026 nisi për herë të parë dhënia e bonusit mujor. Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në që vendos bonuse mujore për të gjithë pensionistët, duke filluar nga 1 janari 2026. Bonuset janë shtesa mbi pensionin aktual dhe paguhen çdo muaj.

Bonusi mujor varion në masën 600 deri 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensioneve. Kjo politikë e re e qeverisë ka zëvendësuar dhënien e bonusit të pensionistëve në fund të vitit.

Për kategorinë e parë, pensionet e plota të pleqërisë në qytet deri në 40 mijë lekë, masa e bonusit të dhënë çdo muaj është 1,600 lekë. Nga 1 janari pritet të arrijë në masën 3,600 lekë në muaj.

Për pensionet urbane të pjesshme deri në 22 mijë lekë përfitojnë bonus në masën 800 lekë në muaj. Nga 1 janari do të marrin 1,600 lekë.  Për pensionet rurale deri në 18 mijë lekë bonusi do të jetë 2,000 lekë në muaj nga 1,000 lekë që është aktualisht.  Pensionet familjare do të përfitojnë 1,400 lekë, ndërsa pensionet e invaliditetit 1,200 lekë.

Në muajin korrik 2027 qeveria indeksoi në masën 2.7% pensionet. Vendimi për indeksimin e pensioneve erdhi pas ndryshimeve të buxhetit me Aktin Normativ të miratuar në qershor 2026.

Një nga masat kryesore është indeksimi i pensioneve, i cili nis më 1 korrik 2026, me një fond shtesë prej 872 milionë lekësh. Nga kjo masë përfituan 900 mijë pensionistë.

Në 7 vitet e fundit norma e indeksimit variojnë nga 2.3 % deri në 9.3%. Në vitin 2022, për shkak të krizës së rritjes së çmimeve nga nisja e luftës në Ukrainë, u miratuan dy politika indeksimesh, që çuan indeksimin në masën 9.3%. Ndërsa në 2023 u miratua indeksim pensionesh në masën 8.6%.

Çfarë parashikon Ligji i Buxhetit për fondet e llogarisë unike

Neni 20 i Ligjit të Buxhetit parashikon se Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe të mbajë në llogarinë unike në Bankën e Shqipërisë gjendje shtesë likuiditeti, e cila mund të përdoret për financimin e buxheteve të viteve pasardhëse./ D.Azo

Mbështetjet buxhetore nga institucionet financiare ndërkombëtare

1.Në rast të disbursimit të ndonjë kredie shtesë në formën e “mbështetjes buxhetore” nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe në rast të përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, kufijtë përkatës për huamarrjen totale neto, rritjen vjetore të borxhit të qeverisjes qendrore dhe nivelin e vlerësuar të stokut total të borxhit publik, të përcaktuar në nenet 10 dhe 19 të këtij ligji, mund të tejkalohen deri në shumën e vlerave të përmendura më poshtë:

a) vlera e kredive në formën e “mbështetjes buxhetore” të disbursuar;

b) vlera e përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

2.Niveli i deficitit të buxhetit të vitit 2026 mbetet i pandryshuar, sipas përcaktimit në nenin 1 të këtij ligji.

3.Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe mund të mbajë në llogarinë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë çdo gjendje shtesë të likuiditetit, që mund të krijohet dhe të mbartet për të financuar buxhetet e viteve buxhetore pasardhëse, por në mbyllje të vitit buxhetor gjendja e akumuluar nuk duhet të kalojë vlerën mesatare prej dy muajsh kumulativë të shpenzimeve buxhetore të planifikuara për atë vit buxhetor./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.