Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro

P
Piranjat23 September 2026, 14:19 · 3 min lexim
Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë

Raiffeisen Bank International, kompania mëmë e bankës Raiffeisen në Shqipëri, njoftoi të martën se një gjykatë rajonale në Vjenë ka dhënë një vendim në mungesë kundër kompanisë ruse Rasperia – e cila është subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian – duke e urdhëruar atë të paguajë dëmshpërblim prej rreth 3,15 miliardë eurosh.

Banka deklaroi se Rasperia ka në dispozicion katër javë për të apeluar vendimin. Nëse nuk e bën këtë, vendimi do të bëhet i formës së prerë dhe RBI do t'i kërkojë rregullatorit austriak të tregut financiar të zhbllokojë asetet e Rasperia-s në Austri, në mënyrë që të mund të ekzekutojë kërkesën për dëmshpërblim.

Këto asete, të ngrira në kuadër të sanksioneve të Bashkimit Evropian, përfshijnë 28,5 milionë aksione në grupin austriak të ndërtimit Strabag, dividendët e akumuluar që nga viti 2021 dhe të ardhurat nga një reduktim kapitali i kryer në mars të vitit 2024.

"Ne kemi përgjegjësinë ndaj aksionarëve të Raiffeisen Bank International që të trajtojmë në mënyrë efektive dëmin e pësuar në Rusi. Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm në këtë proces," tha në një deklaratë Drejtori Ekzekutiv, Michael Hoellerer.

Kompania Rasperia nuk mund të kontaktohej menjëherë për një koment jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Kërkesa e RBI-së buron nga një mosmarrëveshje lidhur me një marrëveshje të dështuar të vitit 2023, sipas së cilës njësia e saj ruse planifikonte të blinte pjesën e aksioneve të Rasperia-s në Strabag – një transaksion që më vonë u braktis për shkak të shqetësimeve lidhur me sanksionet.

Më pas, një gjykatë ruse urdhëroi degën ruse të RBI-së t'i paguante Rasperia-s 2 miliardë euro dëmshpërblim, gjë që e shtyu bankën austriake të kërkonte kompensim përmes aseteve të ngrira të Rasperia-s në Austri.

Raiffeisen kërkoi rreth 3,15 miliardë euro dëmshpërblim nga Rasperia, me argumentin se vendimi i gjykatës ruse i kishte shkaktuar asaj humbje të konsiderueshme.

Rasperia është një kompani ruse, pronësia e të cilës kontrollohet nga oligarku Oleg Deripaska, i sanksionuar në Perëndim për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me pushtetin e Vladimit Putinit./ Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.