Revoltë në burgun italian/ Shqiptarët u vënë flakën qelive, kaosi transmetohet live në Tik Tok

Një situatë e tensionuar raportohet se po zhvillohet në një burg në Pisa, Itali, ku ndodhen edhe disa shtetas shqiptarë.
Sipas një denoncimi të mbërritur, situata është përshkallëzuar brenda ambienteve të burgut ku ka pasur përplasje, dëmtime të ambienteve dhe ndërhyrje të forcave të policisë.
Mësohet se disa prej të burgosurve janë rikthyer në sektor dhe se në qelitë e tyre janë vendosur pajisje GPS, ndërsa ata kanë ngritur akuza ndaj një drejtuesi të burgut për futjen e sendeve të ndaluara, përfshirë telefona, alkool dhe lëndë narkotike. Po ashtu, pretendohet se gjatë situatës janë përdorur mjete tymuese apo mjete të ngjashme.
Të afërm të disa prej të burgosurve shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe kërkojnë që ngjarja të bëhet publike dhe të verifikohet sa më parë nga autoritetet italiane. Ndërkohë e gjithë situata kaotike është transmetuar LIVE në TikTok.
Lexo edhe
AKTUALITET
Jep dorëheqjen mjeku i burgut të Reçit Valer Kolnikaj/ Ja arsyet që e çuan në këtë vendim

Katër vepra penale/ Policia hetim faqeve dhe IP-ve që shpërndanë videot intime

“Po identifikohen të gjithë shpërndarësit”! - Aldor Nini paralajmëron portalet dhe rrjetet që publikojnë videot intime

Skandali me publikimin e videove s*ksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individ...

Raporti për Shqipërinë, DASH kritika: Ndërhyrja politike rrezikon pavarësinë e ndërmarrjeve shtetërore

Aktivisti nga protesta: Në BE do të shkojmë vetëm me popullin shqiptar, jo me Gys Agasin

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 123-të: E vërteta s'ka nevojë për skenar

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për fryrjen e rrogave të AlbGaz





