Aktivisti nga protesta: Në BE do të shkojmë vetëm me popullin shqiptar, jo me Gys Agasin

Për të 123-tën ditë me radhë vijon protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkojnë largimin e kreut të qeverisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë vijuar me kritikat ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj.
Protesta zhvillohet në të njëjtën ditë kur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Sipas organizatorëve, për shkak të masave të Policisë, qytetarët u vendosën në pika të ndryshme përgjatë Bulevardit, pasi nuk u lejuan të zhvillonin tubimin në hapësirën përpara Kryeministrisë. Në fjalën e mbajtur para protestuesve, aktivisti Edison Lika u fokusua te procesi i integrimit europian të Shqipërisë, duke përmendur disa emra të politikës dhe jetës publike.
“Secili prej nesh duhet ta dijë se nuk shkojmë në BE me Ergys Agasin, me Belinda Ballukun, me Zegjine Çaushin, me Erion Veliajn. Në BE do të shkojmë vetëm me popullin shqiptar. Eurodeputetët që ishin këtu thanë se shqiptarët janë gati, por qeveria shqiptare nuk është”, tha Lika.
Aktivisti e lidhi mesazhin e tij me qëndrimet e shprehura më herët nga përfaqësues europianë për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke këmbëngulur se qytetarët shqiptarë janë ata që duhet të jenë në qendër të procesit.
“Në BE do të shkojmë vetëm me popullin shqiptar”, përsëriti Lika, ndërsa deklaroi se vendi nuk duhet të përfaqësohet në këtë rrugëtim nga personat që ai përmendi gjatë fjalës së tij.
Protesta vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan sërish largimin e Ramës dhe përgjegjësi për zyrtarët ndaj të cilëve ata kanë ngritur akuza.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 123-të: E vërteta s'ka nevojë për skenar

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP shkojnë vetëm për fryrjen e rrogave të AlbGaz

E rëndë në Përmet/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Aksident fatal në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur. Shoqërohet në polici shoferi francez

“Ku është treni, Ursula?”/ Pankarta nga protesta e qytetarëve gjatë takimit të Ramës dhe Ursula von der Leyen

Takimi Rama–von der Leyen/ Protestuesit përplasen me policinë në bulevard, një i shoqëruar

Zjarr në një servis automjetesh në autostradën Fier-Lushnje

Tensione pranë Kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit





