Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në...
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në...
Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka reaguar për skandalin që ka përfshirë ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shte...
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Dashi Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka reaguar për skandalin që ka përfshirë ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila u la në masën arrest shtëpie për shkak të lidhjeve me Ergys Agasin.
Në një reagim në rrjete sociale, Lleshi argumenton se debati nuk duhet të përqendrohet te Hyseni, por te vetë shërbimi informativ dhe mënyra se si ai është ndërtuar e kontrolluar ndër vite.
Ai shprehet kritik teksa thotë se deputetët dhe drejtuesit politikë përgjegjës po aktrojnë me hipokrizi për ngjarjen, por shton se ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve që kanë qytetarët.
Sipas Lleshit, ligji aktual për Shërbimin Informativ të Shtetit është i lidhur me dispozitat kushtetuese të vitit 1991 dhe, sipas tij, nuk përfaqëson një bazë të përshtatshme bashkëkohore për funksionimin e një shërbimi inteligjent në një shtet demokratik. Ai ngre pyetjen se përse ligjvënësit nuk kanë ndërhyrë për ta reformuar këtë kuadër ligjor gjatë dekadave të fundit.
“Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë? Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?
Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit. Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?”, thote ai.
“Fatin e ish-drejtueses së shërbimit tashmë e ka në dorë drejtësia”, shkruan Lleshi, ndërsa shton se “fatin e shërbimit informativ shtetëror dhe fatin e Shqipërisë” e kanë në një masë të konsiderueshme drejtuesit dhe përfaqësuesit politikë.
REAGIMI I PLOTE:
SHËRBIMI YNË JO INTELIGJENT
Vënia nën masë arresti e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit duket se i ka alarmuar të gjithë. Arrestimi është lajm i padëgjuar kurrë ndër ne e më përtej, ndërkohë që devijimet alarmate të këtij shërbimi nga ligji nuk kanë munguar përgjatë historisë tonë.
Është i mirëkuptueshëm dhe i ligjshëm zemërimi i qytetarëve të zakonshëm, që tashmë nuk dinë se kujt t’i besojnë më në këtë vend.
Por e papranueshme është maskarada e politikanëve dhe e deputetëve që nxitojnë të lajnë duart apo të përbetohen për ndershmëri, moral apo integritet, ndërkohë që kanë fjetur gjumë (në rastin më të mirë) për gati tri dekada rrënuese për vetë shërbimin informativ.
Diskutimi publik për ish-drejtuesen e shërbimit tashmë nuk ka asnjë vlerë, përpos devijimit të diskutimit në detaje banale romantike.
Tërmeti katastrofik i ndodhur duhet të shërbejë për të DISKUTUAR RRETH SHËRBIMIT DHE JO RRETH DREJTUESES së pafat të tij.
Drejtuesit politikë përgjegjës dhe deputetët, që aktrojnë sot plot hipokrizi për dramën, duhet të pyesin vetën dhe t’i përgjigjen popullit shqiptar për disa pyetje të rëndësishme:
A e dini se ligji në fuqi për Shërbimin Informativ të Shtetit është i bazuar në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991, pra jo në ndonjë kushtetutë, por dispozitat provizore që tepruan si rrënojë nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976?!
A e dini se cili parlament i ka miratuar këto dispozita?!
A ju vjen turp për këtë?!
Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë?
Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?
Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit.
Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?
Sigurisht që sot shtrohen edhe shumë pyetje të tjera, por ato të mësipërmet janë më të parat dhe me urgjentet.
FATIN E ISH-DREJTUESES SË SHËRBIMIT TASHMË E KA NË DORË DREJTËSIA, POR FATIN E SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR DHE FATIN E SHQIPËRISË E KANË NË DORË NË NJË MASË TË KONSIDERUESHME DREJTUESIT DHE PËRFAQËSUESIT POLITIKË TË SAJ.
Ndërperja e menjëhershme e dëmëve të pallogaritshme që shërbimi dhe vendi kanë pësuar nga kjo gjëmë, që ende po ndodh, si dhe marrja e masave për ndërtimin e një shërbimi të mirëfilltë inteligjent të bazuar në parime, përvoja dhe standarde demokratike dhe perendimore është sot një detyrë emergjente kombëtare.
Nëse nuk arrini të kuptoni këtë gjë, apo nëse përtoni të merreni me të për shkak të miliona ‘prioriteteve’ të tjera që ndiqni, të paktën bëni një akt minimal formal: ndryshoni datën e miratimit të ligjit, sepse është më shumë se turp që Ligji për Shërbimin Informativ të Shtetit të jetë më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shtetit.
Në vend të që qani apo të shkulni flokët përpara kamerave për dramën, kujtohuni se ky shërbim, me të njëjtin ligj si sot, i solli dëme kolosale vendit në vitin e tmerrshëm 1997.
Por sot nuk mundet më që përsëri të gjithë të rendin pas gurit të radhës që është hedhur në lumë.
Askush nuk mund të pranojë më se problemi i vërtëtë është një drejtuese e papërshtatshme.
Jo dhe jo!
Problemi i vërtetë është se kemi një shërbim informativ fantazëm dhe shumë më tepër se kaq.
Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre,...
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa paralelisht edh...
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së parë t&eum...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se çështja n...
Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar SPAK në “Real Story” për mënyrën e veprimit ndaj dosjes së Ergys Agasit dhe lidhjen me i...
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Kë...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala. Debati u nd...