AKTUALITET

Shqiptari gëlltit doza kokaine për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, arrestohet

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2026, 16:37
Shqiptari gëlltit doza kokaine për t’i shpëtuar kontrollit

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Capriolo të Italisë, pasi tentoi t’i shpëtonte kontrollit të karabinierëve duke u mbyllur në makinën e tij dhe duke gëlltitur disa doza kokaine. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe kundërshtim të një zyrtari publik.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, më 8 tetor. Efektivët e seksionit operativ të Kompanisë së Chiari-t, të angazhuar në një operacion kundër narkotikëve, vunë re shqiptarin teksa zbriste nga automjeti i tij dhe i afrohej një makine tjetër për t’i dorëzuar një pako të dyshimtë.

Karabinierët ndërhynë menjëherë, identifikuan blerësin dhe sekuestruan një dozë kokaine që ai sapo kishte blerë.

Me të parë efektivët, 43-vjeçari u kthye në makinën e tij, u mbyll brenda dhe gëlltiti disa doza droge. Pasi arritën të hapnin automjetin, karabinierët u detyruan të përballeshin me rezistencën e tij përpara se ta arrestonin.

Shqiptari u dërgua në Spitalin Civil të Brescias për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përjashtuar pasoja të mundshme për shëndetin nga gëlltitja e drogës. Më pas, ai u mbajt në ambientet e karabinierisë në pritje të seancës për vleftësimin e arrestimit.

Ndërkohë, blerësi, banor i zonës së Bergamos, u raportua në Prefekturën e Bergamos si përdorues i lëndëve narkotike. Atij iu pezullua menjëherë patenta për 30 ditë.

Gjykata vleftësoi arrestimin e 43-vjeçarit, duke i caktuar ndalimin e qëndrimit në provincën e Brescias dhe duke dhënë miratimin për dëbimin e tij.

Shqiptari, i cili qëndronte në Itali në mënyrë të parregullt dhe ishte i njohur më parë për autoritetet, u pajis me një urdhër dëbimi nga Kuestura e Brescias. Në mbrëmje, ai u shoqërua në Qendrën e Mbajtjes për Riatdhesim “Corelli”, në Milano, ku do të qëndrojë në pritje të dëbimit nga Italia. /PiranjatNews/ 

 


Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje