Dosja italiane për ish-deputetin socialist në "dorën" e SPAK, në hetim edhe biznesmeni i njohur

Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, ku nën hetim janë ish-deputeti socialist Artan Gaçi dhe biznesmeni Idlir Lopçi.
Në fokus të hetimeve janë dy kompani, RAKEHA dhe SUPREME, dokumentet e të cilave evidentojnë lidhje biznesi mes personave të përfshirë dhe aktivitet në fushën e marketingut telefonik. Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Më 8 tetor 2026, Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati Gurali Braimllari. Ky i fundit konfirmoi se klienti i tij është nën hetim. Kjo duke bërë të ditur se Gaçi ka dhënë shpjegime dhe ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes.
Dosja italiane për ish-deputetin socialist në "dorën" e
Sipas dokumenteve të regjistrimit, Gaçi ka qenë ortak i kompanisë RAKEHA që prej themelimit të saj, më 21 shtator 2006 fillimisht me 30% të kuotave. Pjesa tjetër zotërohej nga Idlir Lopçi dhe Gent Agolli. Në janar 2007 kuotat u barazuan në 33,3% për secilin ortak.
Në dokumentacion figuron edhe një marrëveshje e 14 korrikut 2022, përmes së cilës Gaçi caktoi Festim Çelën si person të besuar dhe zotërues aktiv të kuotave të tij, ndërsa veten si zotërues pasiv.
Një tjetër kompani në fokus është SUPREME, e themeluar në janar 2017, me objekt reklamimin, marketingun telefonik dhe shërbimet call center. Në korrik 2018, ortakët fillestarë Arjodita dhe Arsid Rraboshta ia shitën kuotat Idlir Lopçit për një shumë totale prej 25.500 eurosh, duke e bërë atë pronarin e vetëm dhe administratorin e kompanisë.
Vëmendje kanë tërhequr edhe të dhënat financiare të shoqërisë, pasi SUPREME deklaroi një xhiro prej rreth 3,5 milionë lekësh në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 ajo arriti në rreth 135,6 milionë lekë./Dosja
Lexo edhe
AKTUALITET
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Inxhinieri shqiptar i zhdukur/ Erkan Nika humbi pas sulmit në Detin e Zi, babai i të riut apel shtetit për ndihmë

51 vjeçarja gjermane ndalohet për kontroll në Kakavijë, efektivët zbulojnë pistoletë me mulli dhe hashash në rulot

Qarqet e jugut do të jenë sot nën pushtetin e reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron Durrësin dhe Vlorën

Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale





