Qarqet e jugut do të jenë sot nën pushtetin e reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron Durrësin dhe Vlorën

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.
Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata, referuar njoftimit zyrtar. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.
Përsa u përket temperaturave të ajrit, sot, ditë e shtunë, ato minimale dhe maksimale pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 20°C, në vendet e ulëta: 17 / 20°C dhe në vendet malore: 12 / 17°C.
Sot pasdite dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë. Instituti i Gjeoshkencave informon se sot dhe nesër nuk ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale

Misteri i zhdukjes së Inez Hajrullës, flet babai: S’kemi kontakt prej dy ditësh, policia nis verifikime

Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune...

Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

Bordi i Transparencës ndryshon prap çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, arrestohet 23-vjeçari

VIDEO/ Pamje të rënda nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë

E kanosi për dy vite për t’i marrë para, në pranga 41-vjeçari nga Vlora





