AKTUALITET

Tatimet "godasin" rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 milionë euro të padeklaruara

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 14:18

Tatimet "godasin" rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4

Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet në tregun e pasurive të paluajtshme, duke zbuluar raste të dyshuara për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal në disa agjenci imobiliare që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, verifikimet janë përqendruar në krahasimin e aktivitetit real ekonomik të subjekteve me deklarimet e dorëzuara pranë autoriteteve tatimore.

Nga kontrollet intensive janë konstatuar skema të dyshuara të mosdeklarimit të komisioneve dhe raportim jo të plotë të transaksioneve të shitblerjes së pronave.

Administrata bën të ditur se, pas analizimit të të dhënave të sekuestruara nga sistemi kompjuterik i subjektit kryesor që administronte databazën qendrore të shitjeve, janë evidentuar rreth 5.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga komisionet.

Nga hetimet paraprake rezulton se një rrjet agjencish imobiliare që funksionon me modelin “franchise”, me mbi 25 zyra në Tiranë, Sarandë, Lezhë dhe Vlorë, dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes fshehjes së të ardhurave nga komisionet.

Tatimet sqarojnë se ky është rasti i dytë i përfunduar në kuadër të këtij operacioni, ndërsa Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon analizën dhe verifikimet edhe për subjekte të tjera, ku priten zhvillime të reja.

Në deklaratën zyrtare theksohet se Administrata Tatimore mbetet e vendosur në luftën kundër evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?