Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane qe do devijojnë

Tirana do të presë “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.
Policia ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);
-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.
– Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ I maskuar, i riu shqiptar shpërndante dy lloje droge! Grupi në WhatsApp i “shtoi telashet”

16 vite nga zhdukja misterioze/ SPAK: Nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën

Priste trenin me të dashurën, i arratisuri nga Shqipëria prangoset në stacion

25-vjeçari shqiptar që ka futur në "sherr" katër shtete europiane

"S’të vjen zor. Sa paguhesh”/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Caushin: Turp që je bashkuar me qeveri kriminale





