"S’të vjen zor. Sa paguhesh”/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Caushin: Turp që je bashkuar me qeveri kriminale

Një përplasje verbale ka ndodhur ditën e sotme jashtë zyrave të Kuvendit mes deputetes së PS-së Zegjine Caushi dhe aktivistes Arvina Lleshi. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lleshi i ka zënë pritë jashtë Caushit dhe i është drejtuar me thirrjen e protestuesve gjatë protestave qytetare. Sakaq, ajo është indinjuar duke i thënë se po ul figurën e një femre.
Debati
Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkoll që të mësosh!’.
Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!
Arvina Lleshi: Fare s’më vjen!
Zegjine Çaushi: Si s’ke turp?!
Arvina Lleshi: As nuk më vjen zor fare!
Zegjine Çaushi: Je femër moj! Një femër ndjek nga mbrapa një femër.
Arvina Lleshi: Nuk të ndoqa mbrapa, më dole para.
Zegjine Çaushi: Ke 20 sekonda që po pret.
Arvina Lleshi: Absolutisht jo!
Zegjine Çaushi: Turp të të vijë!
Arvina Lleshi: Turp të të vijë ty që je bashkuar me një qeveri kriminale. Turp të të vijë ty që nuk përfaqëson interesat e popullit.
Zegjine Çaushi: Moj, kë përfaqëson ti?!
Arvina Lleshi: Unë përfaqësoj vetëm veten time.
Zegjine Çaushi: Sa të paguajnë?
Arvina Lleshi: Askush nuk më paguan.
Zegjine Çaushi: Si s’të vjen zor moj?! Kap njerëzit rrugës.
Arvina Lleshi: Po të kap si deputete.
Zegjine Çaushi: Je femër dhe po ul figurën e një femre. Turp të të vijë!
Arvina Lleshi: Figurën e femrës e keni ulur ju që jeni përfaqësimi më i keq i një populli. Turp t’ju vijë.
View this post on Instagram
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjirokastër/ Zjarri i qëllimshëm përfshin barishtet në Parkun e Viroit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Çela: Këtu ka rënë shteti, s’ka mbetur kush pa u regjistruar. Përgjimet, burimi të çon te Rama

Fati i Bleona Matës/ Nëna e saj ballafaqohet me avokatin Duraj: Po luan me ndjenjat e mia. Juristi: E kam të regjistruar

‘Marrëdhënia e tyre po përpiqet të shitet si histori rozë’, Tela: Ja çfarë i ka kërkuar Agasi shefes së SHISH

“Rama jep dorëheqjen”/ Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë





