BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 muaj burg Namik Koçin, biznesmenin që i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës. Sipas njoftimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është vënë në shërbim prove për një vit e katër muaj si dhe i është pezulluar shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”
"Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i GJKKO-së:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Namik Koçi, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Në lidhje me provat materiale: -Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.
-Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen të pandehurit Namik Koçi.
-Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.
-Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
-Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij gjykimi. Shpenzimet procedural, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Namik Koçi. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
ELBASAN- Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan ku&nb...
ITALI- Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, është shtyrë me të paktën 24 o...
HAS- Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi është gjetur i pajetë ditën e sotme, i cili kishte humbur kontaktet me familjar&...
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisari...
TIRANË- Ndërsa tregu global i punës transformohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shtyrë nga teknologjitë ...
TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi kanë dëgjuar avokatin e gazetarit Elton Qyno dhe prokurorin e SPAK, Bledar Maksutin jan...
TIRANË- Avokati i gazetarit Elton Qyno, Dorian Matlia tha se nga kontrollet e Prokurorisë së Posaçme në banesë u terrorizuan f...
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca gjyqësore për ankimimin e gazetarit Elton Qyno për sekuestrimin e pajisj...
ITALI- Një nga miqtë e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, Maher Abouzeid ka zbuluar detaje nga takimi me 23-vjeçarin fil...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e portugezit Ruben Saraiva për tu liruar nga qelia. Sa...