Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
AKTUALITET

“Grupet kriminale po blejnë prona në sektorin e turizmit”, Karamuço: SPAK ka sekuestruar asete me vlerë 500 mln euro

P
Piranjat12 October 2026, 20:59 · 2 min lexim
“Grupet kriminale po blejnë prona në sektorin e turizmit”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në aktivitetet e pastrimit të parave në nivel ndërkombëtar, duke theksuar se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga këto aktivitete përfundon në Shqipëri.

Duke iu referuar të dhënave të inteligjencës financiare italiane, Karamuço deklaroi se në Itali qarkullojnë shuma të konsiderueshme parash, ndërsa organizatat kriminale shqiptare janë ndër aktorët kryesorë të përfshirë në skemat e pastrimit.

Eksperti përmendi gjithashtu veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se SPAK ka sekuestruar asete me vlerë rreth 500 milionë euro.

“Kemi njësi të inteligjencës së Bankës Shtetërore Italiane, në çdo vit, raporti i fundit i  2025, ka vlerësuar se në Itali pastrohen 25 milionë deri 35 milionë euro. Qarkullojnë 100 miliardë euro.. Një nga komponentët kryesorë të pastrimit janë grupet e organizuara kriminale, ku fraksione të tyre janë edhe shqiptarë. Të gjitha vendet kanë fraksionet e tyre ku janë atashuar edhe grupet shqiptare.

Ata kanë përqindjen e tyre, dhe në një mënyrë apo tjetër vijnë në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar asete në vlerën e 500 milionë eurove.

Aty ku ka atrofizim do të thotë se ka pasur tendencë për të pastruar. Sjellja e ndërtuesve, e sipërmarrësve, do të thotë, në çfarë burimesh lundron ti. Sa i sigurt je ti, ke marrëdhënie me bankën apo me diçka tjetër. Edhe ky komponent, do të vlerësojë a jemi për t’u futur sërish në zonën gri, apo do jemi në këtë situatë dhe mbetemi po aty. A ka krim të organizuar në Shqipëri? Po, ka. Nuk kemi grupe të strukturuara. Ka krim transnacional, nuk e gjen kokën këtu.

Po blejnë asete të turizmit, që janë ndërtuar nga biznesmenë të tjerë. Grupe të caktuara, shumë të rrezikshme kriminale, kanë këto lloj profili”, theksoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.