U ndoq nga policia me makinë të vjedhur dhe përplasi 4 mjete, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një aksion i shërbimeve të Stacionit të Policisë Plazh ka çuar në prangosjen e një 30-vjeçari të shpallur në kërkim, i cili tentoi t’i shpëtonte patrullës duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve e të efektivëve të rendit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Pavarësia”, ku gjatë patrullimit në territor, punonjësit e policisë kanë pikasur një automjet pa targa dhe me xhama të zinj që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Drejtuesi i mjetit, sapo ka vënë re praninë e policisë dhe i është bërë shenjë ndalimi, ka shtuar menjëherë shpejtësinë për t’u larguar.
Gjatë ndjekjes, automjeti i dyshuar ka përplasur 4 makina të tjera. Më pas, drejtuesi e ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është kapur dhe neutralizuar nga shërbimet e policisë.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi i ndaluar, M. K., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Automjeti me të cilin ai po lëvizte ishte vjedhur vetëm një ditë më parë në Tepelenë.
Ndaj 30-vjeçarit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale të vjedhjes, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Operacion i befasishëm i SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Ksamili kërkon "divorcin" nga Saranda, banorët nisin mbledhjen e firmave për referendum: Duam të jemi bashki më vete

Këmbimi valutor 26 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qe...

Pas thuajse 3 vitesh, SHBA me një ambasador në Shqipëri! Eric Wendt nis sot detyrën në Tiranë pas dorëzimit të letrave kredenciale

Të shtëna me armë ndaj një kafeneje në Athinë/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët djegin automjetin dhe largohen

Parashikimi i motit për sot, 26 shtator 2026





