Të shtëna me armë ndaj një kafeneje në Athinë/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët djegin automjetin dhe largohen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e së premtes në lagjen “Agios Panteleimona” të Athinës, ku një sulm me armë zjarri drejtuar ndaj një lokalizmi ka lënë të plagosur një fëmijë të mitur.
Rreth orës 23:50 sipas orës lokale greke, një automjet me katër persona të panjohur iu afrua një kafeneje në rrugën “Agorakritou” nr. 32 dhe hapi menjëherë zjarr në drejtim të saj. Si pasojë e të të shtënave, një vajzë rreth 10 vjeç mori lëndime në këmbë. Autoritetet vendore po hetojnë nëse dëmtimi u shkaktua drejtpërdrejt nga plumbat apo nga mbetjet e sendive të dëmtuara nga breshëria e plumbave.
Në momentin e sulmit, në ambientet e kafenesë ndodheshin 10 persona, të gjithë me kombësi shqiptare. Nëna e fëmijës, po ashtu me origjinë shqiptare, nuk priti mbërritjen e ndihmës së shpejtë, por e transportoi vetë menjëherë vajzën e saj drejt Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për marrjen e kujdesit mjekësor.
Pak kohë pas ngjarjes, forcat e policisë gjetën një automjet të djegur në një zonë pranë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë atentatit. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë sulm.
Lexo edhe
AKTUALITET
Parashikimi i motit për sot, 26 shtator 2026

Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet për pastrimin e rrugës

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e KLGJ-së

“Marrim 250 mijë pension me bashkëshorten! Me se do jetojmë?”/ I moshuari thirrje rinisë: Për 3 ditë e rrëzoni qeverinë

Në vështirësi financiare, 40-vjeçari shqiptar kryen grabitjen dhe arratiset! Rrugës kupton gabimin me celularin, por ishte tepër vonë





