
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se dëshmia e Prof. Edward Joseph në Kongresin e SHBA-së është një goditje e fortë ndaj propagandës qeveritare dhe analistëve të lidhur me pushtetin në vend.
Vasili thekson se paralajmërimet e forta të Joseph për rënien e pluralizmit, krizën e shtetit të së drejtës dhe kapjen e institucioneve nga krimi, ekspozojnë realitetin që propaganda përpiqet ta fshehë.
Ai nënvizon se këto shqetësime të nivelit më të lartë ndërkombëtar konfirmojnë alarmin që opozita ka ngritur prej kohësh, ndërsa “analistët e supës së Ramës” mbyllin sytë dhe sulmojnë opozitën për të mbrojtur regjimin.
Postimi:
Unë dëgjoj Joseph, jo analistët e supës së Ramës!
Prof. Edward Joseph, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, deklaroi:
“Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.
Sa qesharak dhe i pështirë duket përballë Joseph ky detashment i analistëve të supës së Ramës, i përbërë nga të gjitha moshat: nga spurdhjakë me mjekra të vogla, të qethur e të rruar me kujdes, e gjer te të thinjur burra e gra që përsërisin si papagallë atë që u urdhërojnë ata që u japin supën e Ramës çdo mëngjes.
Alarmi për Shqipërinë, për zhdukjen e pluralizmit, shtetit të së drejtës, pushtimit nga droga, krimi dhe antiligji, ka ngritur në këmbë Amerikën.
Ndërsa analistët e supës flasin të gjitha gomarlleqet e botës sepse ua kërkon strategjia e dezinformimit dhe devijimit të vëmendjes, e kërkuar nga supa e Ramës.
Analistët e supës bëjnë sikur “i pret barku” për opozitën dhe gjoja janë të shqetësuar për të, ndërsa për kriminalizimin e vetë medias dhe shtetit në çdo qelizë nuk kanë asnjë shqetësim.
Analistët e supës së Ramës, si kanibalë mediatikë të vërtetë, nuk guxojnë as të pranojnë se pa denoncimet e opozitës, asnjë nga vjedhjet qindra milionë euro të Ramës dhe të tijve nuk do të zbuloheshin që nga inceneratorët, 5D, grabitjet me rrugët, me koncesionet, etj., etj.
As për korrupsionin sa kriminal aq edhe grotesk nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, sepse korrupsioni paguan edhe supën e tyre.
As për drejtësinë që funksionon me regji dhe për qindra mijëra shqiptarë që s’marrin drejtësi për vite të tëra, sepse reforma në drejtësi është hedhur në plehra dhe është kthyer në zhele të pushtetit, nuk e hapin dot gojën.
As për përsekutimin politik të liderëve të opozitës, ndërsa për ministrat shkojnë në Kushtetuese për t’i mbrojtur, nuk kanë asnjë fjalë ky detashment mediatik amoral i supës.
Ndaj sot, dëshmia e Prof. Edward Joseph në Kongresin e SHBA-së është pasqyra ku del fytyra e pështirë e analistëve të supës.
Unë dëgjoj Joseph dhe jo analistët e supës së Ramës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Dhjetor07:31
20 qendra të reja emigrantësh, Gjokutaj: Rama po shpopullon vendin për pushtet
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me projektin qeveritar që parashikon ngritjen e rreth 20 qendrave pritëse për emigrantët n...
POLITIKE
5 Dhjetor19:59
Dëshmia ‘bombë’ në Kongresin amerikan/ Joseph: SHBA e shqetësuar nga goditja e liderëve të opozitës në kontekst elektoral
Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili dha një dëshmi ‘bombë’ në Kongresin amerikan para pak ditësh p...
POLITIKE
5 Dhjetor18:45
Presidenti Begaj kalon në heshtje ligjin e shumëdebatuar për barazinë gjinore
Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit, Bajram Begaj.
Kjo për...
POLITIKE
5 Dhjetor18:33
“Mafia ka fituar terren në Shqipëri”, Çollaku: Ja cilat organizma ndërkombëtarë e quajnë Shqipërinë narko-shtet
Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi r...
POLITIKE
5 Dhjetor16:12
Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e shantazhueshme, po hetohet nga SPAK për çështjet e saj
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza...
POLITIKE
5 Dhjetor16:02
Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë, familja e 15-vjeçarit mbyll dyert e shtëpisë në Durrës
Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes s&eum...
POLITIKE
5 Dhjetor15:01
“Më thanë se kishte arrestuar Nanon”/ Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e librit të diplomatit të njohur amerikan, Christopher Hill, ku ndau disa pre...
POLITIKE
5 Dhjetor14:34
Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Një fëmijë më pak, një dështim më shumë i shtetit, 70% e shkollave janë pa oficer sigurie
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një pë...
POLITIKE
5 Dhjetor14:30
Rudina Hajdari: Berisha kandidatura më e fortë përballë Edi Ramës
Rudina Hajdari ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë demokratike ku është shprehur se Kreu i PD Sali Berisha është i vetmi...
POLITIKE
5 Dhjetor14:18
GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Artan Gjermeni ka treguar shkakun e shtyrjes së seancës paraprake. Gjermeni n&eum...