25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital! Autori plagoset me thikë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e librit të diplomatit të njohur amerikan, Christopher Hill, ku ndau disa prej përshtypjeve të tij personale dhe profesionale për ish-ambasadorin në rajon. Rama tregoi se emri i Hill-it i ishte përmendur për herë të parë në një mënyrë jo fort të zakonshme.
“Kur dëgjova për herë të parë për Chris Hill, më thanë se ishte personi që çoi Fatos Nanon në burg. Ishte një mënyrë mbresëlënëse për të lënë pas emrin, sepse kishe hyrë në Shqipëri, kishe çuar dikë në burg dhe ishe larguar”, tha Rama me ironi.
Megjithatë, Kryeministri u shpreh se shumë shpejt krijoi një opinion krejt tjetër për diplomatin amerikan. Ai e cilësoi Hill-in si ndoshta të vetmin ambasador amerikan në Ballkan që “nuk e kupton rajonin nga distanca, por nga brenda”, duke theksuar se ai e ka jetuar Ballkanin në çdo kënd, pothuajse duke përshkuar gjithë hartën e tij diplomatike.
Rama tregoi se takimi i tyre i parë i kishte lënë një mbresë të veçantë: “Nuk mu duk si njeri që burgoste njerëzit e opozitës. Më bëri përshtypje mënyra si dëgjonte – një virtyt që, për të thënë të vërtetën, nuk është i zakonshëm te ambasadorët amerikanë. Ata janë shumë të mirë për të folur, por jo fort për të dëgjuar.”
Duke folur për rolin e diplomacisë amerikane në rajon, Rama solli në vëmendje edhe mendimet e Arben Xhaferrit për “strabizmin etno-politik” të popujve të Ballkanit, si edhe vëzhgimin e Hill-it se “në Ballkan nuk ka sekrete, është një vend shumë i vogël”. Sipas Ramës, sfida kryesore në këtë rajon nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur, por me “variantin e ngjarjeve që mbizotëron” – shpesh i ndikuar nga fuqia dhe pesha e diplomacisë amerikane.
Në vijim, Kryeministri u ndal te roli i ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si “punën e dytë më të mirë për një amerikan, pas të qenit President, sepse këtu je perëndi”.
Ai vlerësoi Hill-in për kujdesin, maturinë dhe qasjen e tij të përulur në detyrë. Rama kujtoi edhe periudhën kur Hill shërbente në Beograd, të cilën e përshkroi si “vendin më të vështirë për një ambasador amerikan në Ballkan”, duke nënvizuar se roli i tij në formësimin e ngjarjeve në Serbi kishte qenë vendimtar “në një periudhë kur ai vend iu afrua më shumë se kurrë diçkaje që Perëndimi nuk do ta kishte dëshiruar”.
Në përfundim, Rama theksoi se marrëdhënia e tij me Hill-in është konsoliduar me kalimin e viteve dhe se ai mbetet një ndër diplomatët më të rëndësishëm e më të kuptueshëm për realitetin e ndërlikuar ballkanik.
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një pë...
Rudina Hajdari ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë demokratike ku është shprehur se Kreu i PD Sali Berisha është i vetmi...
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Artan Gjermeni ka treguar shkakun e shtyrjes së seancës paraprake. Gjermeni n&eum...
Përfaqësuesi i shtatë subjekteve minoritare ishte pjesë e takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar,...
Zëvendëskryetari i Ballit Kombëtar, Xhemal Shkjau ka lëshuar akuza të rënda ndaj procesit të reformës zgjedhore dhe gj...
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, në një deklaratë gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës s...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, tha se m...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu lëshoi akuza të rënda, lidhur me procesin zgjedhor në qarkun e Fierit, duke ...
Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se reforma territoriale që ai bëri dëmtoi vendin duke prodhuar pabarazi të mëdh...