
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me projektin qeveritar që parashikon ngritjen e rreth 20 qendrave pritëse për emigrantët nga vendet e treta në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka quajtur këtë nismë “politikë antikombëtare” dhe “akt tradhtie kombëtare” nga ana e Kryeministrit dhe qeverisë që ai drejton.
Sipas Gjokutajt, ky vendim nuk ka në thelb humanizmin, por “interesin personal të Kryeministrit për të ruajtur mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”. Ai akuzon qeverinë se “pret të huajt dhe përzë popullin e vet”, duke e lidhur këtë politikë me atë që e përshkruan si “projekt i Sorros” për zëvendësimin e popullsisë vendase.
Në reagimin e tij, avokati e lidh gjithashtu këtë projekt me marrëdhëniet e afërta që, sipas tij, Kryeministri Rama ka me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke e konsideruar si një vazhdimësi të “politikës rajonale me pasoja për sovranitetin kombëtar”.
Reagimi i Gjokutajt:
Lajmi për hapjen e 20 qendrave te pritjes se te huajve emigrantë në Shqipëri është prova e cila provon politikën antikombëtare të KM dhe Qeverise që ai drejton!
Ky veprim nuk ka në bazë humanizmin por interesin personal të KM dhe bandës së tij për të patur mbështetje nga BE me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Një KM që pret të huajt dhe përze popullin e tij duke shpopulluar Shqipërinë është tradhëtar!
Shpopullimi i Shqipërisë dhe popullimi i saj me të huaj është pjesë e projektit të Sorros projekt i cili është paraprirë në vitet ‘30 nga Ministri serb famëkeq Vasa Çubriloviç e gjatë luftës së Kosovës nga Vojislav Sheshelj!
Tek ky akt antikombëtar e ka origjinën edhe miqësia e ngushtë e KM Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç!
Kombi, territori dhe gjuha janë elementët bazë dhe jetikë për ekzistencën e një vendi!
Ato sot janë në rrezik jo nga të huajt por nga vete KM i Shqipërisë dhe Qeveria e tij! Sepse jemi rasti unik në botë kur një njeri ve popullin dhe shtetin kolateral vetëm për “bythën” e tij!
Sa më shpejt të largohen këta shqipfolës aq më shpejt do të mëkëmbet Shqipëria!
Naimi i madh pat shkruar për këtë tarikat që nuk i ka munguar Shqipërisë së pafat:
…Hiqni dorë, hiqni dorë
Mblithni mënt’ e turpërohi
Mos u bëni trathëtorë
Se pastaj do të pendohi!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Dhjetor19:59
Dëshmia ‘bombë’ në Kongresin amerikan/ Joseph: SHBA e shqetësuar nga goditja e liderëve të opozitës në kontekst elektoral
Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili dha një dëshmi ‘bombë’ në Kongresin amerikan para pak ditësh p...
POLITIKE
5 Dhjetor18:45
Presidenti Begaj kalon në heshtje ligjin e shumëdebatuar për barazinë gjinore
Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit, Bajram Begaj.
Kjo për...
POLITIKE
5 Dhjetor18:33
“Mafia ka fituar terren në Shqipëri”, Çollaku: Ja cilat organizma ndërkombëtarë e quajnë Shqipërinë narko-shtet
Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi r...
POLITIKE
5 Dhjetor16:12
Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e shantazhueshme, po hetohet nga SPAK për çështjet e saj
Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza...
POLITIKE
5 Dhjetor16:02
Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim më të mirë, familja e 15-vjeçarit mbyll dyert e shtëpisë në Durrës
Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes s&eum...
POLITIKE
5 Dhjetor15:01
“Më thanë se kishte arrestuar Nanon”/ Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e librit të diplomatit të njohur amerikan, Christopher Hill, ku ndau disa pre...
POLITIKE
5 Dhjetor14:34
Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Një fëmijë më pak, një dështim më shumë i shtetit, 70% e shkollave janë pa oficer sigurie
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një pë...
POLITIKE
5 Dhjetor14:30
Rudina Hajdari: Berisha kandidatura më e fortë përballë Edi Ramës
Rudina Hajdari ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë demokratike ku është shprehur se Kreu i PD Sali Berisha është i vetmi...
POLITIKE
5 Dhjetor14:18
GJKKO shtyn seancën paraprake për Veliajn, avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Artan Gjermeni ka treguar shkakun e shtyrjes së seancës paraprake. Gjermeni n&eum...
POLITIKE
5 Dhjetor13:51
Përfaqësuesi i minoriteteve: Shtatë subjektet minoritare kërkojnë përfaqësim në Parlament
Përfaqësuesi i shtatë subjekteve minoritare ishte pjesë e takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar,...