Protestat e studentëve në Francë, pezullohet mësimi në 500 shkolla
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se votimi në SHBA është i korruptuar, veçanëri...
Kuvendi mblidhet këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara ng...
Një grua 34-vjeçare nga Kalifornia është arrestuar nga FBI-ja në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndë...
Në kuadër të “Festival Sport Trento”, një ngjarje e mbushur me nostalgji dhe analiza të thella mbi futbollin italian, ish-t...
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për fillimin i vitit të ri akademik. Kreu i Shtetit u uroi student&eu...
Në nisjen e vitit të ri akademik, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit ...
I ftuar në emisionin ‘KAFE SHQETO' në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se Partia Socialiste po tenton t...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, p&...

Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026. Sipas hartave të Copernicus Climate Change Service, temperatura mesatare e ajrit në periudhën qershor-gusht në territorin shqiptar rezulton afërsisht 1 deri në 2.5°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, me anomali më të larta në disa zona të vendit.
Edhe numri i ditëve të nxehta u rrit ndjeshëm. Harta e Copernicus, ku një “ditë vere” përkufizohet si ditë me temperaturë maksimale mbi 25°C, e vendos pjesën më të madhe të Shqipërisë në intervalin prej rreth 15 deri në 25 ditë më shumë se mesatarja, me diferenca sipas zonave. Krahasimi bëhet me periudhën 1991-2020.
Shqipëria u përfshi gjithashtu në zonën ku gjatë verës u arrit kategoria “stres shumë i fortë nga nxehtësia”. Copernicus e klasifikon këtë nivel kur indeksi UTCI, i cili mat temperaturën e perceptuar duke marrë parasysh temperaturën, lagështinë, erën dhe rrezatimin diellor, arrin 38-46°C. Kjo nuk është temperatura e matur e ajrit, por niveli i nxehtësisë që përjeton trupi i njeriut.
Në të gjithë Europën, vera e vitit 2026 ishte 1.17°C më e ngrohtë se mesatarja 1991-2020, duke u renditur si vera e tretë më e ngrohtë në të dhënat ERA5, pas viteve 2024 dhe 2022. Temperaturat verore ishin shumë më të larta se mesatarja në 41% të territorit europian, ndërsa 22% e sipërfaqes regjistroi rekorde sezonale.
Për Shqipërinë, situata me reshjet nuk ishte e njëjtë gjatë të tre muajve. Hartat tregojnë një tablo më të përzier në fillim të verës, ndërsa gushti shfaqet dukshëm më i thatë, me pjesë të vendit në kategoritë e reshjeve nën ose shumë nën mesatare.
Copernicus vëren se në gusht deficitet më të forta të reshjeve dhe të lagështisë së tokës u përqendruan në Europën Juglindore dhe se lagështia e tokës ra në nivele rekord në një pjesë të madhe të Ballkanit.
Edhe harta e lagështisë sipërfaqësore të tokës tregon përkeqësim në Ballkan gjatë pjesës së fundit të verës, me zona të Shqipërisë që kalojnë në kategoritë më të thata se mesatarja.
Treguesi i thatësirës i përdorur nga Copernicus kombinon reshjet me humbjen potenciale të ujit nga temperaturat e larta, duke e krahasuar situatën me periudhën 1991-2020.
Publikimi “Vera europiane 2026: Rekorde, ekstreme dhe konteksti” i Shërbimit të Copernicus për Ndryshimet Klimatike (C3S) përmbledh kushtet klimatike që karakterizuan Europën gjatë verës 2026, me fokus te temperaturat, valët e të nxehtit, thatësira, lagështia e tokës, prurjet e lumenjve dhe zjarret.

Sipas raportit, vera 2026 u karakterizua nga nxehtësi e pazakontë dhe e zgjatur në pjesën më të madhe të kontinentit, e shoqëruar me kushte të thata, prurje të ulëta të lumenjve dhe aktivitet të shtuar të zjarreve.
Në Europë, temperatura mesatare e verës ishte 1.17°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke e renditur atë si verën e tretë më të ngrohtë të regjistruar në serinë e të dhënave ERA5./MONITOR
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës nuk pr...
Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gj...
Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar n...
Një mëngjes i zakonshëm në qytetin bregdetar të Sarandës, më 20 shtator 2026 u kthye në skenë krimi. Një 44-v...
Artef Leka i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021, është ekstraduar nga Brazili ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj &eu...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Fluksi i madh i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në aksin Elbasan–Tiranë, duke krijuar kolona kilometrike dhe vonesa të...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...