Rrethohet përkohësisht dhe pezullohen fluturimet në aeroportin e Nurembergut pas alarmit të sigurisë
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë n&e...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmij&e...
Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pë...
Ka nisur grumbullimi i studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku për këtë të martë...
Gjykata e Fierit shuajti dënimin me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në ...
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë përbëjnë pjesën më të madhe të masave administra...
Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë, më 13 tetor, në or...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë për punët e qeverisë së tij. Por një dekadë m&eum...
Aksidentet rrugore ranë me 17,5% në vitin 2025, por numri i të vdekurve u rrit me 14,3%. Tirana regjistroi numrin më të lartë t&...

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëron qytetarët për një skemë të dyshuar mashtrimi në Facebook, ku përdoren pa autorizim imazhi dhe zëri i mjekut të njohur Flamur Topi.
Përmes inteligjencës artificiale, videot e vjetra janë manipuluar për t’i atribuuar mjekut reklama dhe rekomandime për produkte farmaceutike, ndërsa sipas AMA-s, qëllimi është përvetësimi i të dhënave bankare të qytetarëve.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje për kujdes ndaj videove dhe reklamave të manipuluara që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke përdorur identitetin e personazheve të njohur për të mashtruar qytetarët.
Sipas njoftimit të AMA-s, institucioni është vënë në dijeni nga familjarët e mjekut Flamur Topi se në Facebook po publikohen video që përdorin pa autorizim imazhin dhe zërin e tij.
Materialet dyshohet se janë krijuar duke marrë fragmente nga emisionet e vjetra “Trupi dhe shëndeti”, të transmetuara në RTSH, dhe duke manipuluar me inteligjencë artificiale zërin e mjekut. Në këtë mënyrë, atij i atribuohen deklarata që, sipas denoncimit, nuk i ka bërë kurrë, duke krijuar përshtypjen se rekomandon produkte të caktuara farmaceutike.
AMA bën të ditur se e ka verifikuar më tej rastin e raportuar dhe se, sipas konfirmimit të marrë nga sistemi bankar, bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që synon marrjen e të dhënave bankare të qytetarëve.
Sipas autoritetit, këto materiale shfrytëzojnë besimin e publikut te figurat e njohura, veçanërisht te personat e moshës së tretë, dhe mund të shpërndahen edhe përmes reklamave të sponsorizuara në rrjetet sociale.
Përdorimi i imazhit dhe zërit të një mjeku të njohur synon t’u japë besueshmëri reklamave, duke nxitur qytetarët të klikojnë në faqe të dyshimta ose të kryejnë veprime që mund të vënë në rrezik informacionin e tyre financiar.
Përballë këtij fenomeni, Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj reklamave dhe videove që premtojnë shërimin e sëmundjeve apo promovojnë produkte shëndetësore, edhe kur ato shfaqin figura të njohura.
Të verifikohen videot dhe reklamat përpara se t’u besohet përmbajtja.
Të mos blihen produkte shëndetësore pa u konsultuar më parë me mjekun.
Të mos jepen të dhëna personale apo bankare në faqe të dyshimta.
Të raportohen videot dhe reklamat e manipuluara në platformat ku publikohen.
Në përfundim, AMA thekson rëndësinë e verifikimit të informacionit në internet, duke paralajmëruar se videot që duken reale mund të jenë të manipuluara dhe të përdoren për qëllime mashtruese.
“Jo çdo video që duket reale është e vërtetë. Verifikoni përpara se të besoni!”, apelon Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Autoritetet ligjzbatuese në Greqi dyshojnë se një bandë rivale e trafikut të drogës, e përbërë nga trafikantë...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 8 lekë për litër dhe atë të benzinës me 1 lek për lit&e...
Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastë...
Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qyte...
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dys...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale &l...
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të...
Punëtori shqiptar humb jetën pasi bie nga çatia e një shtëpie në Francë Alarmi u dha të premten, më 9 tetor 20...
Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj sot më 13 tetor. Seanca ndaj tij është shtyrë për...
Dikur, Shkumbini rridhte i lirë në shtratin e tij natyror. Përgjatë luginës, lumi ishte pjesë e jetës së banorëve...