Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Përpjekje e dëshpëruar! Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar duke thënë se përbuz me neveri akuzat që ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni i bëri duke i thënë se “është takuar me agjentë serbë”. Në një komunikim për News24, gazetarja Lala i ka cilësuar akuzat e Hysenit si një përpjekje për ta frikësuar dhe kërcënuar për shkak të punës së saj si gazetare.
Ajo shtoi se do ti drejtohet prokurorisë së posaçme me një kallëzim penal.
“E përbuz me neveri çdo akuzë të ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni në adresën time. Mu duk si një përpjekje e dëshpëruar e zonjës për të më kërcënuar për shkak të detyrës që bëj.
Zonja ka mundësinë ta korrigjojë atë që tha dhe të kërkojë falje publike, është në nderin e saj dhe institucionit që ka drejtuar dhe në nderin e një gruaje që nesër mund të rrisë fëmijë.”
Në fund ajo deklaroi se për akuzat që Hyseni i bëri do ti drejtohet SPAK: “Unë do ti drejtohem prokurorisë së posaçme me një kallëzim penal. Unë kam folur me avokatin Dorian Matlia dhe po bëjmë materialin për t’ia dorëzuar SPAK”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”/ Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar

KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet i plagosuri, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Tiranë/ Aksion për kapjen e personave në kërkim, arrestohen 8 të dënuar e të dyshuar për krime të rënda

Shoqata e Gazetarëve Europianë, Dega Shqipëri: Dënojmë shantazhin ndaj gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtuesja e SHISH

Lezhë/ Zbardhet emri i të plagosurit me armë zjarri në Manati, në gjendje shumë të rëndë

Aksident i rëndë në Krujë, makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH





