Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij në vitin 2000 në Fier, të mos ekstradohet nga Kanadaja.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjykatësit janë shprehur se provat nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin dhe burgosjen e tij.
“Gjykatësi me të drejtë konsideroi se provat në tërësi nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar burgosjen”, thuhet në vendimin e lëshuar të premten në Montreal.
“Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më pse të shqetësohet për kthimin në Evropën Lindore, ku përballet me një dënim të gjatë me burg në lidhje me vrasjen e përgjakshme të një oficeri të lartë policie dhe fëmijës së tij 8-vjeçar, e cila ndodhi 25 vjet më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias kanadeze.
Brahimi u dënua me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000 në Fier. Ai u arratis dhe u arrestua më vonë në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.
Masakra në verën e nxehtë të 2000:
Ëngjëll Brahimi akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.
E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance.
Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.
Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar.
Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”.
Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.
Autoritetet shqiptare u përpoqën më pas ta arrestonin të dyshuarin, por ai tashmë ishte arratisur, fillimisht në Greqi, pastaj në Kanada, ku madje mori edhe shtetësinë.
Megjithatë, e kaluara e Brahimit e kapi dhe ai u gjet. Ekipi i tij ligjor arriti të tregonte se gjyqi i mbajtur në Shqipëri kishte qenë i gabuar.
“Provat janë aq të gabuara dhe të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një keqpërdorim i drejtësisë”, shpjegoi gjykatësi Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e të ndjerit madje kundërshtoi veten duke zgjedhur foton e gabuar për të identifikuar të dyshuarin.
Prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë, duke vepruar në emër të Republikës së Shqipërisë, e kishte apeluar çështjen, duke pretenduar disa gabime nga ana e gjyqtarit. Por në fund të procesit, gjykata më e lartë e Kebekut vendosi se nuk kishte pasur shkelje.
“Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të certifikuara të paraqitura në mbështetje të kërkesës për ekstradim”, vendosi Gjykata e Apelit. “Ai përcaktoi se ato kishin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të gabuara.”
Për më tepër, u theksua se edhe nëse ikja e Brahimit mund të kishte sugjeruar se ishte sjellja e një personi fajtor, kjo mund të korrespondonte edhe me dikë që dëshiron “të shmangë akuzimin padrejtësisht”. Ëngjëll Brahimi u përfaqësua nga avokatët penalë Andreë Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Abdel-Malik.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar ...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Spanja 46 vjeçarin Ermal Gora i cili së bashku me tre persona të tjerë tentuan të vrisnin një...
Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke ve...
Shqipëria po rritet, me një eksod nga Portugalia. Midis viteve 2018 dhe 2024, pati një rënie prej 23% në largimet nga ata që zgj...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vje&...
Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër...
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj sqaroi dallimin mes shuarjes s...
Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në territori...
Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për...
Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen pë...