"Duam 50 milionë lekë”/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua kërkesa me një kuti picash
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprime...
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar udhëheqjes ushtarake të Rusisë të braktisë rregullat e luftës, duke shkaktuar...
Presidenti zviceran Guy Parmelin njoftoi të premten se do të largohet nga qeveria në fund të vitit, në një veprim të paprit...
Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të mbetet në vendnumëro pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka dështuar që gjatë shtatë mbledhjeve plenare të zhvilluara prej 28 gushtit, të shqyrtojë kërkesën e dy kandidatëve për përjashtimin e dy anëtarëve të këtij këshilli nga procedura e përzgjedhjes.
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u fut në ngërç pas kërkesës së kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procesi i vlerësimit të aplikantëve, me pretendimin se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Kërkesa e Pjetërnikajt u pasua nga një seri kërkesash të anëtarëve të KLP-së për përjashtimin e njëri-tjetrit, duke e bërë të pamundur në disa mbledhje krijimin e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje.
Shqyrtimi kërkesave për përjashtim mes anëtarëve u përmbyllën në mbledhjen plenare të premten, më 2 tetor, kur me shumicën e votave, u pranua kërkesa e anëtarit Vatë Staka për përjashtimin e kolegut Zeqir Hoda nga shqyrtimi kërkesës së Pjetërnikës, si dhe nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
Përveç Pjetërnikës që kërkon përjashtimin e Stakës nga procedura e përzgjedhjes, edhe kandidatja Arta Marku kërkon të njëjtën gjë për anëtarin Sokol Stojani. Këshilli njoftoi se mbledhja e radhës kur pritet të shqyrtohen këto kërkesa, do të zhvillohet më datë 7 tetor.
Situata e krijuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në procedurën e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, ka ngritur shqetësime tek trupa e prokurorëve.
“Shoqata e Prokurorëve vlerëson se situata e krijuar është shqetësuese dhe kërkon marrjen e masave të përshtatshme, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor, pa vonesa të mëtejshme. Kërkesat për përjashtim duhen shqyrtuar me seriozitet, sepse paanshmëria është kusht thelbësor për besueshmërinë e procesit. Por kjo garanci procedurale nuk duhet të shndërrohet në një cikël kërkesash të ndërsjella që paralizon vendimmarrjen e KLP-së”, vërejti Shoqata e Prokurorëve, bazuar në pyetjet që BIRN i drejtoi lidhur me situatën e krijuar në KLP.
Sipas shoqatës, tejkalimi i afateve dhe bllokimi i procedurës cenojnë rregullsinë dhe besueshmërinë e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Po ashtu, nënvizohet se mandati i përcaktuar i këtij funksioni kërkon që KLP të veprojë në kohë dhe me përgjegjësi, duke zgjidhur kërkesat për përjashtim përmes vendimeve të arsyetuara dhe transparente.
"Pa paragjykuar themelin e kërkesave, zgjatja e këtij ngërçi dëmton autoritetin e KLP-së, funksionimin normal të sistemit prokurorial, si dhe besimin e opinionit publik te sistemi i drejtësisë në tërësi. KLP ka përgjegjësinë të sigurojë një proces njëkohësisht të paanshëm dhe funksional, i cili nuk mund të mbetet peng i mosmarrëveshjeve të brendshme. Edhe prokurorët presin që Këshilli të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës, në respekt të plotë të ligjit”, përfundon Shoqata e Prokurorëve.
Si pasojë e këkresave të njëpasnjëeshme mes anëtarëve për përjashtimin e tyre, u tejkaluan afatet e procedurës së verifikimit të kandidatëve. Në mbledhjen e datës 18 shtator, në tejkalim të këtij afati, këshilli ra dakord që administrata t’i dërgonte Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, deklaratat e pasurisë së pesë kandidatëve për verifikim.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela përfundon më 7 dhjetor. Sipas përcaktimeve kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Po ashtu, në Kushtetutë përcaktohet se një prej rasteve kur përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, është kur i përfundon mandati 7-vjeçar, ç’ka e bënë të pamundur që kryeprokurori aktual të vijojë të qëndrojë në detyrë jashtë mandatit, nëse nuk është përzgjedhur ende pasuesi i tij.
Pesë kandidatët që janë në garë për një mandat shtatëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm janë: prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, aktualisht prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori Ylli Pjetërnikaj, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës. /BIRN
Të tjera të dhëna janë bërë publike pas ndalimit të këngëtarit fierak Erind Xhaferi, i cili po hetohet pas një...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale që prek gabëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë ...
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprime...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka bërë një artikull ku sjell në vëmendje debatin që ka shkaktuar bumi i nd&e...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e djeshme në...
Piranjat News raportoi pak më herët ekskluzivisht kontrollin e SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan dhe izraelit Ron Yeffet, n&e...
Një grup qytetarësh kanë protestuar sërish këtë të premte përpara ambienteve të Prokurorisë së Posa&cce...