Procedohet Adrian Hila, policia çon në prokurori dosjen për videot intime

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprimet u morën pas publikimit të videove intime.
Mbrëmjen e së enjtes ai u mor në pyetje për sqarimin e ngjarjes, ku mësohet se ka pranuar se kishte vendosur kamera në vitin 2022 në ambient, por se ato nuk kishin më memorie për të ruajtur materiale.
Kamerat i kam vendosur për arsye sigurie, me qëllim mbrojtjen e pronës. Kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online, pra mund të kontrolloheshin online.
Burimet thanë se dëshminë e ka dhënë dhe këngëtarja e njohur Eli Fara, e cila ka kërkuar nga policia të gjejnë autorin e shpërndarjes së videove.
Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot. Nuk ka pasur dijeni për kamerat në banesë. Nga organet e drejtësisë kërkoj që të gjendet autori që ka shpërndarë materialet.
Policia në prokurori ka referuar materialet dhe për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, veprim që u mor për shkak të vendosjes së kamerave. Hetimet, bëhet e ditur, po vijojnë për të gjetur autorin e përhapjes së videove.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni

“Arkitektët yje, shkoni në shtëpi”, analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?...

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, automjeti përmbyset në rrugë

Të shtënat me armë në “Ali Demi”, policia: Në kërkim 2 persona...

Afera KAYO/ Pas kontrolleve te Ron Yeffet, SPAK sekuestro tek Ministria e Mbrojtjes




