Aksident në Gramsh, përplasen dy automjete, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit. Përplasja ka shkaktuar […]

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në pjesën e përparme të tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, vështirësi në qarkullim

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

Detaje/ Publikohet fotoja e Angjelin Nikës, 34-vjeçarit që humbi jetën nga rryma elektrike

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Punëtori në Pogradec bie nga skela gjatë punës, dërgohet drejt Tiranës





