Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
SHOWBIZ

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

P
Piranjat10 November 2026, 17:08 · 4 min lexim
Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për

Aktorja legjendare Elizabeth Taylor u angazhua fuqishëm në luftën kundër AIDS-it, në një kohë kur të prekurit nga sëmundja përballeshin me frikë dhe paragjykime. Ajo vizitonte pacientët në spitale, i përqafonte dhe i puthte, edhe kur mjekët hezitonin t’u afroheshin.

Një prej këtyre episodeve, gjatë një vizite në Tajlandë në fillim të viteve 1990, është rrëfyer nga miku i saj, Trip Henise, për revistën “People”, 15 vjet pas vdekjes së aktores. Ai e kishte shoqëruar Taylor gjatë udhëtimit dhe kujton se në atë kohë AIDS-i përbënte një krizë të rëndë shëndetësore në mbarë botën.

“Një nga gjërat që më kujtohet më shumë është udhëtimi ynë së bashku në Tajlandë. Ishte koha e krizës së AIDS-it. Ajo kishte shkuar atje për t’u marrë me këtë çështje dhe në spital kishte një pavijon të tërë me pacientë të prekur nga sëmundja. Madje, shumë prej mjekëve nuk dëshironin t’i preknin këta njerëz”, tregoi ai.

Sipas Henise, aktorja iu afrua pacientëve pa hezitim, duke u përpjekur të thyente paragjykimet për transmetimin e virusit.

“Elizabeth hyri brenda dhe përdori gjithë ndikimin e saj. U fotografua duke i përqafuar dhe puthur këta njerëz dhe kjo ndryshoi vërtet shumë gjëra në atë vend. Ajo u thoshte njerëzve: ‘AIDS-i nuk transmetohet në këtë mënyrë. Mund të tregoni mirësi. Mund të qëndroni pranë këtyre njerëzve’”, rrëfeu ai.

Vizitat në spitale mbaheshin larg kamerave

Angazhimi i Elizabeth Taylor në luftën kundër AIDS-it mbetet një nga pjesët më të rëndësishme të trashëgimisë së saj, përtej karrierës në kinema. Në një intervistë për “People” në vitin 2024, avokatja dhe mikja e aktores, Barbara Berkovitz, zbuloi se në arkivin personal të Taylor kishte gjetur dëshmi për vizitat e saj te pacientët.

Edhe pse përdorte famën për të ndërgjegjësuar publikun dhe për t’i kërkuar qeverisë së presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, të merrte masa kundër epidemisë, shumë prej vizitave zhvilloheshin larg vëmendjes mediatike.

“Ajo nuk fotografohej gjatë vizitave në pavijonet e spitaleve ku trajtoheshin pacientët me AIDS, sepse dëshironte që vëmendja të përqendrohej te ata dhe jo tek vetja”, shpjegoi Berkovitz.

Edhe Tim Mendelson, ish-asistenti personal i aktores, i cili kishte nisur të punonte me të në vitin 1990, konfirmoi se Taylor nuk kërkonte gjithmonë vëmendjen publike.

“Ajo ishte e lumtur kur arrinte të qëndronte anonime”, tha ai.

Megjithatë, aktorja e kuptonte se në raste të caktuara fama e saj mund të ndihmonte në ndryshimin e qëndrimit të shoqërisë ndaj pacientëve me AIDS.

“Duhet të jem e pranishme, sepse kështu njerëzit mobilizohen”

Elizabeth Taylor besonte se popullariteti i saj mund të shërbente për kauza të rëndësishme dhe të ndihmonte njerëzit që përballeshin me paragjykime. Në një deklaratë të publikuar nga Fondacioni Elizabeth Taylor për AIDS-in, aktorja kishte shpjeguar pse e konsideronte të rëndësishme praninë e saj në aktivitetet ndërgjegjësuese.

“Duhet të jem e pranishme, sepse kjo i mobilizon njerëzit. Ata e dinë se nuk jam aty për të shitur diçka apo për të përfituar personalisht. Jam aty për të njëjtën arsye si ata: për të arritur diçka që ka vërtet rëndësi”.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.