Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte
AKTUALITET

Apartamente, automjete luksoze e shoqëri tregtare/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 mln euro

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive që dyshohet se lidhen me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Kërkesa për gjykim është depozituar më 17 nëntor 2026, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10/2025, pas hetimeve të kryera mbi pasuritë e personave nën hetim, familjarëve […]

P
Piranjat18 November 2026, 14:03 · 6 min lexim
Apartamente, automjete luksoze e shoqëri tregtare/ SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive që dyshohet se lidhen me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Kërkesa për gjykim është depozituar më 17 nëntor 2026, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10/2025, pas hetimeve të kryera mbi pasuritë e personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta.

Sipas SPAK, nga hetimet, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash.

Vlera e përgjithshme e pasurive, sipas çmimeve aktuale të tregut, përllogaritet në rreth 9.1 milionë euro.

 

Në listën e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi përfshihen:

– 3 automjete luksoze, dy BMW dhe një Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC.
– Kuota në 4 shoqëri tregtare dhe një person fizik.
– 24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës, përfshirë apartamente, njësi tregtare, truall dhe ndërtesë.
– 2 vende parkimi në Vlorë.

4 shoqëri tregtare

Hetimet pasurore janë zhvilluar në funksion të procedimit penal nr. 36 të vitit 2019, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

SPAK bën me dije se procedimi pasuror nr. 10/2025 është ndarë në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, me qëllim vijimin e hetimeve për subjekte dhe pasuri të tjera.

Konfiskimi i pasurive pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabwl dhe vlerwsues tw kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth 9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

3 automjete
kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.
Pasuritë e luajtshme:

Automjet i markës BMW, i vitit 2018.
Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.
Kuotat e subjekteve tregtare:

Pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.