Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali/ I vuri flakën një banese në ndërtim dhe furgonit të bashkëatdhetarit

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Vareses në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një banese në ndërtim dhe furgonit të një bashkatdhetari të tij, i cili ishte sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.
Në zbatim të një urdhri të lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë gjykatës së Vareses, është bërë i mundur arrestimi i autorit mes datave 25 dhe 26 tetor.
Sipas autoriteteve italiane, masa e arrestit lidhet me dy episode të veçanta, të ndodhura në zonën e Vareses, ku objekt i zjarrvënieve kanë qenë prona dhe automjeti i një 32-vjeçari shqiptar, i cili ushtron aktivitetin si sipërmarrës ndërtimi.
Pas përfundimit të procedurave përkatëse, 40-vjeçari është transferuar në burgun e Busto Arsizios, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të të dyshuarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prezantoi partinë “Të Bashkuar Për Shqipërinë”, kush është e reja që synon politikën?

EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje

Më 28 Nëntor, në ring për t’u shpallur kampion bote/ Boksieri Nelson Hysa zotohet: Do të fitoj

Denis Shabani emërohet drejtues i Degës Doganore Tiranë

“Nëna e Revolucionit”/ 80-vjeçarja që kërkon dorëheqjen e Ramës jehonë në tv prestigjioz amerikan

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet efektivin

Përplasje te Kryeministria / Policia zhvendos protestuesit nga bulevardi

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave





