Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Atentat në Athinë/ 36-vjeçari shqiptar qëllohet me armë zjarri brenda automjetit

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë nga një armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lenorman, pranë numrit 197. Sipas informacioneve paraprake, pak pas orës 20:30, një banor i zonës ka njoftuar policinë për të shtënat me armë. Forcat e policisë mbërritën me shpejtësi në […]

P
Piranjat 6 November 2026, 21:11 · 1 min lexim
Atentat në Athinë/ 36-vjeçari shqiptar qëllohet me

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë nga një armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë.

 Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lenorman, pranë numrit 197. Sipas informacioneve paraprake, pak pas orës 20:30, një banor i zonës ka njoftuar policinë për të shtënat me armë.

Forcat e policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, ku gjetën dy gëzhoja. Ndërkohë, shqiptari u gjet i plagosur rëndë brenda një automjeti, me dëmtime në zonën e barkut.

Sipas të dhënave të fundit, 36-vjecari është qëlluar me armë në sheshin pranë Kishës së zonës dhe më pas ka vrapuar deri tek automjeti i tij i cili ndodhej 150 m larg vendit të plagosjes.

 Ai u transportua me ambulancën e shërbimit të urgjencës EKAB drejt spitalit Attikon, ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore. Në lidhje me ngjarjen, dy persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e atentatit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.