Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave...
AKTUALITET

Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policisë

P
Piranjat27 November 2026, 17:10 · 2 min lexim
Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër

Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër kanë ngritur shqetësimin për zhurmat e vazhdueshme që, shkaktohen nga lokalet në katet e poshtme të pallateve, duke e bërë të pamundur pushimin gjatë orëve të natës.

Në denoncimin e tyre për Piranjat news, banorët shprehen se muzika dhe zhurmat e forta vijojnë nga ora 20:00 deri në mesnatë, pa u marrë parasysh fakti se në pallate jetojnë edhe fëmijë të vegjël, si dhe persona të sëmurë që kanë nevojë për qetësi.

Sipas tyre, shqetësimet nuk lidhen vetëm me zhurmën. Banorët pretendojnë se çdo natë, në ambientet poshtë hyrjes së pallatit, ka grumbullime, konsumim të lëndëve narkotike dhe konflikte mes të rinjve.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Rendit në Gjirokastër, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e kontrolleve dhe monitorimit të situatës.

“Ne nuk jemi kundër bizneseve, por kërkojmë të drejtën tonë për të jetuar në qetësi dhe siguri”, shprehen banorët në denoncimin e tyre.

Sipas denoncimit, lokali ndodhet në qendër të Lagjes 18 Shtatori, në rrugën e Tregut, ndërsa banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për të garantuar qetësinë dhe sigurinë në zonë./ piranjat news 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.