Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut
POLITIKE

Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka kritikuar qëndrimet e komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos,...

P
Piranjat27 November 2026, 20:36 · 11 min lexim
Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka kritikuar qëndrimet e komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Këlliçi e akuzoi atë për standarde të dyfishta dhe për deklarata që, sipas tij, nuk përputhen me realitetin shqiptar.

‘Ndërkombëtarët që vijnë në Shqipëri duhet të kërkojnë dhe të aplikojnë të njëjtat standarde demokratike që zbatohen në vendet e tyre. Nuk mund të kemi një standard në Gjermani, Slloveni apo Francë dhe një standard tjetër për Shqipërinë’, deklaroi Këlliçi.

Ai u ndal te deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit dhe korrupsionin në Shqipëri, duke i cilësuar ato si jokonsistente me raportet ndërkombëtare dhe realitetin politik në vend. ‘Marta Kos nuk mund të vijë këtu, të flasë në emër të Komisionit Evropian dhe t'u përcjellë qytetarëve shqiptarë një qëndrim që nuk përputhet me realitetin’, u shpreh nënkryetari i PD-së.

Këlliçi gjithashtu kundërshtoi deklaratat e komisioneres për korrupsionin si problem kulturor të shoqërisë shqiptare, duke theksuar se qytetarët dhe të rinjtë po protestojnë kundër korrupsionit dhe modelit qeverisës të Edi Ramës. ‘Marta Kos, ndoshta pa dashje, por unë e shoh se në mënyrë të padiskutueshme edhe me vullnetin e saj, po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të këtij modeli të autokracisë dhe të narkoshtetit në zemër të Ballkanit’, deklaroi Belind Këlliçi.

‘Shiko, ka një ndryshim edhe në qëndrime, por ka një reflektim në raport edhe me të vërtetën, edhe me realitetin, atë që thoni ju, përtej propagandës që pasqyron Edi Rama.

Përtej çdo kompleksi që ndonjë shqiptar mund të ketë ndaj të huajve, është shumë e rëndësishme t'ua themi shqiptarëve se duhet të kuptojmë që ndërkombëtarët që vijnë në Shqipëri janë njerëz krejt të zakonshëm. Do të ishte mirë që të njëjtat standarde që kërkojnë dhe zbatojnë në vendet e tyre, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian, t'i kërkojnë dhe t'i aplikojnë edhe në vendet kandidate, siç është Shqipëria, dhe në vendet aspirante për anëtarësim në BE.

Nuk mund të kemi një standard në Gjermani, një tjetër në Slloveni, në Poloni, në Francë apo në vendet e tjera perëndimore dhe një standard tjetër për Shqipërinë, një standard që i ngjan atij që zbatohet në vendet e Afrikës Qendrore. Anglia ka dalë nga BE-ja, por kjo nuk e ndryshon nevojën për standarde të njëjta demokratike.

Pikërisht për shkak të këtij standardi të dyfishtë që shpeshherë është mbajtur nga zyrtarët ndërkombëtarë në Shqipëri, ku ka spikatur Marta Kos me deklaratat e saj tërësisht jokonsistente në raport me realitetin shqiptar, dje ajo u përball me një realitet dhe panoramë krejt tjetër.

Në panelin e fundit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ku diskutuan përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, pas një fjale tërësisht pa vend nga përfaqësuesja e Partisë Socialiste, e cila tri minutat që kishte në dispozicion i shfrytëzoi vetëm për një hartim mbi historinë e saj personale, një deklaratë që, sipas gjykimit tim, nuk kishte asnjë lidhje me qëllimin e tryezës, komisionerja e përzgjedhur u përball, si asnjëherë më parë, me pesë dëshmi dhe pesë fjalë të deputetëve të opozitës, të cilët i treguan realitetin e Shqipërisë.

Duke nisur nga fjala ime, me të cilën e mirëprita në Tiranë, në zemrën e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, ku pas kësaj deklarate ra heshtja në sallë; duke vazhduar me zonjën Mediu, zonjën Erisa Xhixho, Jorida Tabakun dhe duke përfunduar me Gazment Bardhin, i cili, pavarësisht se ideologjikisht nuk kemi asgjë të përbashkët, përsëri ia tha të vërtetat në sy, ashtu siç janë.

Marta Kos nuk mund të kalojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë mbi deklaratat e saj, veçanërisht dy deklarata të bëra në Shqipëri dhe për Shqipërinë.

Mos harroni se një vit më parë, këtu në Tiranë, Marta Kos deklaroi se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme, ndërkohë që raporti i OSBE/ODIHR-it thotë se zgjedhjet u manipuluan nga partia-shtet. Raporti evidenton se grupet kriminale kanë intimiduar zgjedhësit dhe se fenomeni i shitblerjes së votës është i pranishëm në të gjithë procesin zgjedhor.

Ndërkohë, Michael Gahler, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues të zgjedhjeve, deklaroi se krimi i organizuar kishte pamundësuar rotacionin politik në Shqipëri.

Kur asnjë institucion i Bashkimit Evropian dhe as zyra e Delegacionit të BE-së nuk mbajnë këto qëndrime, Marta Kos, sado e afërt të jetë personalisht me Edi Ramën, nuk mund të vijë këtu, të flasë në emër të Komisionit Evropian dhe t'u përcjellë qytetarëve shqiptarë një qëndrim që ata e dinë se nuk përputhet me realitetin. Madje, ajo nuk mund të jetë jokonsistente as me qëndrimet e vetë institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Brukselit.

Për këtë arsye, në fjalën që i drejtova, theksova se ajo duhet të mbajë përgjegjësi. E mbylla fjalën duke i thënë se, në fund të historisë, vetëm njëri prej këtyre dy qëndrimeve mund të jetë i vërtetë. Të dyja nuk mund të jenë të vërteta njëkohësisht: ose zgjedhjet kanë qenë të manipuluara, siç kemi deklaruar ne dhe siç dëshmojnë edhe shtatë rezoluta ndërkombëtare të partive më në zë në Evropë dhe në botë, të cilat e kanë damkosur 14 majin si një farsë, ose zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme dhe ne po themi të pavërteta në Shqipëri.

E dyta, ka edhe diçka tjetër që duhet t'ua kujtojmë shqiptarëve.

Qëndrimi më jokonsistent dhe më i pavend në raport me shqiptarët është mbajtur sërish nga zonja Marta Kos në muajin mars të këtij viti, në një intervistë për *Politico*, ku ajo ia atribuoi fenomenin e korrupsionit mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Ajo tha se Shqipëria mund të ketë një kuadër ligjor shumë të mirë, por për sa kohë korrupsioni mbetet një problem kulturor shqiptar, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë vetë shoqëria shqiptare.

Jo, absolutisht jo! Shoqëria shqiptare sot ka 181 ditë, përfshirë edhe ditën e sotme, që proteston pikërisht kundër korrupsionit. Nuk është shoqëria shqiptare, nuk është rinia shqiptare dhe nuk janë qytetarët që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian ata që janë dakord me korrupsionin e Belinda Ballukut. Shoqëria shqiptare nuk është dakord me vjedhjen dhe me modelin që Edi Rama ka instaluar në mënyrë kapilare në çdo institucion të vendit.

Pikërisht sepse janë kundër këtij modeli, pikërisht sepse nuk janë dakord me vjedhjen dhe korrupsionin, shqiptarët, si kurrë më parë, kanë 181 ditë që protestojnë pa ndërprerje, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe, në thelb, largimin dhe zhbërjen e këtij modeli.

Këto janë dy mospërputhje shumë të forta të qëndrimeve të Marta Kosit me realitetin që ka sot Shqipëria.

Injorimi i këtij realiteti dramatik, i shoqëruar me faktin se Shqipëria sot konsiderohet narkoshtet, nuk është një qëndrim që vjen vetëm nga Partia Demokratike apo opozita. Këtë e thonë mediat më të mëdha dhe më të njohura botërore në Amerikë, Angli, Gjermani, Spanjë, Francë, Greqi, Belgjikë, Holandë dhe në vende të tjera të botës.

Por këtë e tregojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare. Mjafton të shohësh raportet e OKB-së, të Eurostat-it dhe të gjitha të dhënat e tjera për të kuptuar zhvillimet dhe realitetin dramatik në Shqipëri.

Injorimi i këtij realiteti dramatik shërben si një inkurajim për këtë lloj modeli. Marta Kos, ndoshta pa dashje, por unë e shoh se në mënyrë të padiskutueshme edhe me vullnetin e saj, po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të këtij modeli të autokracisë dhe të narkoshtetit në zemër të Ballkanit, që është Shqipëria, e më pas edhe në zemër të Evropës.’, u shpreh deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.