Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK...
POLITIKE

Berisha: Në qeverisjen e PD, numri i shqiptarëve vetëm rritej. Kishte korrupsion, por ai luftohej me vendosmëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kamzë, akuzoi qeverisjen e Edi Ramës për varfërimin e shqiptarëve dhe...

P
Piranjat27 November 2026, 19:22 · 7 min lexim
Berisha: Në qeverisjen e PD, numri i shqiptarëve vetëm rritej.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Kamzë, akuzoi qeverisjen e Edi Ramës për varfërimin e shqiptarëve dhe largimin masiv të tyre nga vendi.

Duke bërë një krahasim me periudhën e qeverisjes së PD-së, Berisha deklaroi se nga viti 2007 deri në vitin 2014 ‘numri i shqiptarëve rritej çdo vit’ dhe se 180 mijë emigrantë u kthyen në Shqipëri.

‘Kishte korrupsion, por kurrë sistemik, por luftohej me vendosmërinë më të madhe’, u shpreh Berisha, duke theksuar se në atë periudhë u rritën prodhimi, besimi dhe shpresa te Shqipëria.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur demokrate e demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit, banorë të Kamzës dhe Paskuqanit, një përshëndetje vëllazërore për ju që jeni këtu, për të gjithë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, për të gjithë qytetarët, banorët e zonave nga jeni mbledhur këtu dhe për të gjithë shqiptarët.

I dashur Xhelal, të dashur kryetarë të degëve të PD në Kamëz dhe Paskuqan, i dashur Asllan, Petrit, Mëhill, i dashur Klevis, Marash dhe të gjithë të pranishmit në këtë sallë.

Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për qëndresën me vetëmohim tuajën në këto vite, vite ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë.

Këto vite nuk kanë pasur njëlloj si vitet e diktaturës totalitare kampe përqendrimi, burgje dhe skuadra pushkatimi.

Por këto vite, duke përdorur një armik tjetër të egër, po aq të egër sa diktatura që është varfëria, varfërimi, vjedhja, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, kanë qenë vitet në të cilat duhet ta pranojmë soji ynë në këtë tokë, fara jonë në këto troje u pakësua më shumë se kurrë në memorien e kohërave.

U larguan shqiptarët nga Shqipëria dhe arritëm sot pas 100 vitesh të kemi atë lindshmëri që kishim 100 vite më parë.

Kemi disa vite që mijëra shqiptarë vdesin më shumë se sa lindin në këto troje.

Kemi vite e vite që në të katër anët e Shqipërisë, edhe në zonat më të thella ku nuk ta pret mendja, punëtorët janë nga kontinente të tjera.

Pra, këto vite ishin vitet në të cilat ky regjim i Edi Ramës dëmtoi njëlloj, dhe më shumë, se sa pushtimi serb me platformën e Çubrilloviçit, Kosovën.

Nga Kosova, me platformën e Çubrilloviçit, u larguan gjithsej 460 mijë shqiptarë.

Nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE në 10 vite janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

Shifrat janë shumë të frikshme.

Tani së fundmi ka shifra që thonë se në 1 mijë shqiptarë, 466 janë vetëm në hapësirën e BE.

Të gjitha këto, e vërteta është jo se ky vend nuk ka potenciale. Do u rikthehem pak kohërave të shkuara.

Në kulmet e diktaturës hoxhiste, meqenëse hiperkolektivizimi shkaktonte rënie të prodhimit, mungesa të mëdha ushqimesh, nën zë diskutonin Maltusin. Po, po, marksistët shqiptarë përpiqeshin të ngushëlloheshin me teorinë maltusiane që ka një kapacitet që toka mund të mbajë dhe pastaj njerëzimi duhet të pakësohet.

E vërteta është se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm jo për dy e tre, por edhe për 10, 12 e 15 milionë qytetarë për t’u rritur në mëkëmbje, në begati, në liri dhe të lumtur.

Nuk ka një vend të dytë në këtë gadishull, nuk ka një vend të dytë në asnjë vend tjetër që të ketë pasuritë përrallore që ka Shqipëria.

E kam treguar dhe po e tregoj prapë. Takova njëherë në OKB presidenten e Zvicres, Kalmire. Ajo ishte një mike e shqiptarëve dhe ajo e kishte ndihmuar Kosovën shumë.

Zvicra në mirësinë e saj u shndërrua në një nga bazat e fuqishme që mbështeti përpjekjen e Kosovës për pavarësi.

Dhe unë e ftoj si mike të shqiptarëve që të vinte në Shqipëri.

Po se si më shkau goja dhe i them se do shohësh në avion një Zvicër me det.

Ajo, menjëherë u rrudh. Për t’u ndërtuar, i them.

Pastaj u çlirua. Se ashtu është.

Por në të vërtetë ashtu është.

Nuk ka si Shqipëria, absolutisht.

Nuk ka asnjë vend tjetër.

Një vend i vogël ka ujëra më shumë se shumica e vendeve të tjera të mëdha.

Një vend i vogël që prodhon gjithçka, një vend i vogël që ka depozita botërore mineralesh, hekuri, nikeli, bakri, etj.

Një vend i vogël me 400 kilometra brigje deti. Me një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Nga ky vend, shqiptarët marrin me vete ëndrrën e tyre shqiptare dhe ecin rrugëve të botës.

Kjo për një arsye më kryesore.

Për arsye të varfërimit të tyre çdo vit nga vjedhja e papërmbajtur e qeveritarëve.

Vjedhje që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Vjedhje që i rrokullisi shqiptarët, që u shkatërroi atyre qindra mijëra vende pune.

I rrokullisi shqiptarët nga qytetarët më të mirëpaguar në rajon, sepse duhet të paguheshin më mirë, vendi i tyre është më i pasur se vendet përreth.

Dhe ne e arritëm këtë. Por nuk pësoi asgjë stabiliteti financiar.

Nuk pësoi asgjë inflacioni.

Nuk pësuan asgjë çmimet.

U rrit prodhimi.

U rrit besimi tek Shqipëria.

U rrit shpresa tek Shqipëria dhe potencialet e saj.

Dhe nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve rritej çdo vit. Dhe erdhën 180 mijë shqiptarë nga emigracioni.

Dhe thonë se atje kishte krizë. Po edhe më e mirë. Domethënë se atje kishte krizë, këtu nuk kishte krizë.

Dhe kjo është e vërtetë.

Po pse nuk kishte krizë?

Se ka potenciale vendi.

Se kishte korrupsion, po kurrë sistemik, por luftohej me vendosmërinë më të madhe.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.