Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur (EMRAT) “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
BOTA

Bashkëpunëtorët e Netanyahut dyshohet se ndikuan në arrestimin e aktivistëve arabë, Eisenkot: Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet as për një minutë tjetër

Një skandal i ri politik ka tronditur Izraelin, pas publikimit të të dhënave që ngrenë dyshime për përfshirjen e bashkëpunëtorëve të afërt të Benjamin Netanyahut në arrestimin e tre aktivistëve të partisë arabe Ra’am, gjatë ditës së zgjedhjeve, më 27 tetor. Zbulimet e rrjetit televiziv Channel 12 kanë shkaktuar reagime të forta politike, ndërsa Gandhi […]

P
Piranjat16 November 2026, 08:48 · 5 min lexim
Bashkëpunëtorët e Netanyahut dyshohet se ndikuan në

Një skandal i ri politik ka tronditur Izraelin, pas publikimit të të dhënave që ngrenë dyshime për përfshirjen e bashkëpunëtorëve të afërt të Benjamin Netanyahut në arrestimin e tre aktivistëve të partisë arabe Ra’am, gjatë ditës së zgjedhjeve, më 27 tetor. Zbulimet e rrjetit televiziv Channel 12 kanë shkaktuar reagime të forta politike, ndërsa Gandhi Eisenkot, i ngarkuar me detyrën për formimin e një qeverie të re, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit.

Eisenkot deklaroi se Netanyahu nuk mund të qëndrojë më në krye të qeverisë, duke e cilësuar sjelljen e tij dhe të njerëzve të afërt si një kërcënim për demokracinë izraelite.

“Kryeministri në largim nuk mund të qëndrojë në krye të qeverisë as edhe për një minutë më shumë”, deklaroi ai, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm për akuzat e publikuara.

Reagimi i tij erdhi vetëm disa orë pas takimit të përfaqësuesve të dy kampeve politike, ku ishte diskutuar mundësia e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar.

 

Sipas raportimit të Channel 12, në prag të zgjedhjeve, Ido Norden, shefi i stafit të Netanyahut, i kishte dërguar një ankesë drejtuesit të policisë për disa anëtarë të partisë arabe Ra’am.

Norden dyshohet se e kishte vënë policinë në kontakt me një person që ishte prezantuar si informator, por që, sipas medias izraelite, rezultonte të ishte një ish-punonjës i zyrës së kryeministrit.

Informacioni i dhënë prej tij çoi në arrestimin e tre aktivistëve të Ra’am ditën e zgjedhjeve, nën dyshimin se kishin tentuar të blinin vota. Pas arrestimeve, Netanyahu kishte ngritur publikisht akuza për mashtrim zgjedhor nga partitë arabe.

Megjithatë, tre aktivistët u liruan pasi policia arriti në përfundimin se informacioni mbi të cilin ishte mbështetur çështja ishte i pabazuar.

Zbulimet shkaktuan reagimin e menjëhershëm të Eisenkot, i cili kërkoi të hetohet se si u sigurua informacioni dhe çfarë roli patën bashkëpunëtorët e kryeministrit në këtë proces.

Ai e cilësoi situatën si një “kërcënim real, të menjëhershëm dhe të paparashikueshëm për demokracinë izraelite”.

Zyra e kryeministrit hodhi poshtë raportimin e Channel 12, duke e cilësuar atë si të pavërtetë. Sipas versionit të saj, Norden kishte vepruar si një qytetar që përmbushte detyrimin për të raportuar një informacion të mundshëm te autoritetet.

Edhe partia Likud reagoi ashpër ndaj deklaratave të Eisenkot, duke e akuzuar atë se po dëmtonte përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe formimin e një qeverie të re.

“Ndërsa kryeministri shtrin dorën e miqësisë në një frymë uniteti, Eisenkot dhe bashkëpunëtorët e tij publikojnë deklarata të përditshme plot me sulme helmuese dhe nxitëse”, thuhej në reagimin e partisë.

Likud kundërshtoi gjithashtu pretendimet për rolin e shefit të stafit të Netanyahut, duke vënë në pikëpyetje nëse Norden kishte qenë përgjegjës për vendosjen e zarfeve me para në shtëpitë e të dyshuarve.

Skandali shpërthen në një moment delikat për politikën izraelite, ndërsa negociatat për formimin e qeverisë së re vazhdojnë dhe partitë arabe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e shumicës parlamentare.

Netanyahu ka shtuar kritikat ndaj këtyre forcave politike, ndërsa kundërshtarët e tij e akuzojnë se po përpiqet të ruajë pushtetin përmes sulmeve ndaj përfaqësuesve të pakicës arabe.

Eisenkot kishte denoncuar edhe më herët atë që e cilësoi si një “fushatë raciste dhe agresive” të Netanyahut kundër pakicës arabe, e cila përbën rreth 20% të popullsisë së Izraelit.

Pavarësisht diskutimeve për një qeveri të mundshme të unitetit kombëtar, zbulimet e fundit kanë thelluar përplasjen mes dy kampeve dhe kanë vënë në pikëpyetje mundësinë e një marrëveshjeje politike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.