Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…...
AKTUALITET

KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka rimbursuar 783.1 milionë lekë për operatorët e transportit urban gjatë periudhës 2023–2025

P
Piranjat16 November 2026, 07:40 · 3 min lexim
KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin

Bashkia e Tiranës ka rimbursuar 783.1 milionë lekë për operatorët e transportit urban gjatë periudhës 2023–2025, por pa një sistem të besueshëm dhe të dokumentuar për verifikimin e kilometrave të përshkuar nga autobusët. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se pagesat janë mbështetur në dokumentacionin e përgatitur nga vetë kompanitë, duke krijuar rrezik për pagesa të pajustifikuara nga buxheti publik.

Sipas raportit të auditimit të performancës për qarkullimin rrugor në Tiranë, rimbursimet për linjat urbane arritën në 193 milionë lekë në vitin 2023, u rritën në 282.1 milionë lekë në vitin 2024 dhe në 308 milionë lekë në vitin 2025.

Për të gjithë periudhën, shuma e paguar ishte 783,145,068 lekë.

Sipas të dhënave, llogaritja dhe konfirmimi i kilometrave të përshkuar është bërë nga operatorët ekonomikë, ndërsa Bashkia nuk ka realizuar një proces të pavarur dhe të vazhdueshëm verifikimi të të dhënave të sistemeve GPS.

Mungesa e kontrolleve krijon rrezik që kompanitë të raportojnë të dhëna të pasakta dhe të përfitojnë rimbursime për kilometra që nuk janë realizuar, thotë raporti.

Po kështu, sipas KLSH-së mungon vlerësimi i performancës së operatorëve. Komisioni përgjegjës për këtë proces nuk ka qenë funksional pas vitit 2021, megjithëse Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka raportuar çdo muaj shkeljet e konstatuara  në linjat urbane.

Këto shkelje nuk janë përfshirë në pikëzimin e performancës së operatorëve dhe nuk janë shoqëruar me masa përkatëse nga komisioni.

Fondet për transportin publik u rritën, investimet mbetën pas

Paralelisht me mangësitë në kontrollin e pagesave, KLSH konstaston një kontrast mes rritjes së buxhetit të transportit publik dhe investimeve të realizuara për përmirësimin e shërbimit.

Në vitin 2025, shpenzimet e programit buxhetor të transportit publik arritën në 1.53 miliardë lekë, nga 431.9 milionë lekë në vitin 2024 dhe 324.8 milionë lekë në vitin 2023.

Realizimi i buxhetit u rrit nga 51% në vitin 2023 në 95% në vitin 2025, por nuk u shoqërua me të njëjtin përparim të investimeve.

Sipas auditimit, investimet përbënin vetëm 4% të shpenzimeve të programit në vitin 2025, ndërsa realizimi i tyre ishte rreth 2%. Pjesa dërrmuese e fondeve shkoi për subvencione dhe rimbursime, përfshirë mbështetjen për abonetë e studentëve dhe pensionistëve. KLSH thekson se rritja e buxhetit në vitin 2025 lidhet kryesisht me fillimin e subvencionimit të aboneve për pensionistët.

Raporti vlerëson se orientimi i shpenzimeve drejt mbulimit të kostove të transportit, i kombinuar me realizimin minimal të investimeve, krijon rrezik që fondet publike të mos sjellin përmirësime të prekshme në cilësinë e shërbimit dhe qarkullimin rrugor.

Për këtë arsye, KLSH rekomandon që Bashkia të vendosë procedura të standardizuara kontrolli dhe të verifikojë lëvizjet e autobusëve në baza ditore, javore dhe mujore, përpara kryerjes së rimbursimeve./ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.