Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë
Shqipëria fiton 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ngjitur kështu përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve. Në minutat e para, nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, që u hodhën menjëherë në sulm. Goli i parë kuqezi do vinte në minutën e 28-të, atëherë kur Rey Manaj me një të majtë të […]

Shqipëria fiton 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ngjitur kështu përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve.
Në minutat e para, nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, që u hodhën menjëherë në sulm. Goli i parë kuqezi do vinte në minutën e 28-të, atëherë kur Rey Manaj me një të majtë të fortë ia del që të mposhtë portierin kundërshtar.
Bjellorusët e nisën në sulm në pjesën e dytë, por e pësuan sërish, pasi një goditje e Hysaj përfundoi në cepin e portës.
Ekipi i Maran renditet në vendin e parë të Ligës C me 15 pikë të grumbulluara, duke marrë kështu 5 suksese dhe një humbje. Me këtë triumf, tashmë me gjasë do jemi në vazon e 3-të në shortin e Euro 2028. Koha është për pak festë në kombëtare, për të menduar më pas për ndeshjet e radhës.
Lexo edhe
SPORT
Shqipëria dyfishon shifrat, kuqezinjtë shtrojnë “rrugën” drejt fitores

Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj

Shqipëria për rezultat pozitiv ndaj Bjellorusisë, nis ndeshja në Budapest

Bernardo Silva ndez sirenat e alarmit te Realit të Madridit, largohet nga grumbullimi i Portugalisë

Formacionet zyrtare/ Maran zgjedh 11-shen kundër Bjellorusisë, ja me kë e zëvendëson Muçin




