Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë
SOCIALE

Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë?

Qeveria vendosi të heqë taksën e qarkullimit që rëndon mbi karburantet dhe e zhvendosi atë te taksa vjetore e makinave

P
Piranjat15 November 2026, 22:47 · 2 min lexim
Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku

Qeveria vendosi të heqë taksën e qarkullimit që rëndon mbi karburantet dhe e zhvendosi atë te taksa vjetore e makinave. Me formulën e re të propozuar, çdo makinë do të paguajë një taksë vjetor e të dyfishuar.

Por a prodhon më shumë drejtësi kjo lëvizje e qeverisë?

“Për mua kjo nismë nuk ofron më shumë barazi fiskale. Taksa e qarkullimit ishte më e drejtë të mbetej te nafta.

Çdokush paguan për karburantin që konsumon dhe jo për makinën që ka. Me formulën e re, barra e taksave për çdo mjet nga viti ardhshëm dyfishohet”, sqaroi në emisionin e-Zone, Drakuli Lumi, ish-drejtor eknik në DPSHTRR.

Në formulën e re, ajo që ka ndryshuar është dyfishimi i taksës fikse për naftën dhe benzinën. Për rrjedhojë edhe taksa vjetore rritet dyfish.

“Më këtë formulë më të fituarit janë ata, që qarkullojnë më shumë me makinë. Nëse mjetin e përdor pak, atëherë je i penalizuar me rritjen e taksës vjetore”, tha Lumi.

Sipas Ish-drejtorit, logjika e formulës së propozuar aplikohet edhe në vendet e BE, çka edhe Shqipëria është e detyruar ta zbatojë me të njëjtin standard.

“Ka një qëllim formula e propozuar, të dekurajojë përdorimin e makinave të vjetra. Do të jemi të detyruar që zbatojmë këto standarde, që të dekurajojmë mjetet e vjetra në treg pasi ato ndotin më shumë mjedisin.

Në vendet e BE është arritur dakordësi që vetëm për efekt ndotjeje, do të dalin nga qarkullimi mjetet e certifikuara si Euro 3 dhe Euro 4”, u shpreh Drakuli Lumi.

Paralelisht me dyfishimin e takës vjetore, qeveria ka vendosur një taksë fikse  15 mijë lekë për mjetet elektrike, por edhe një rritje të taksës për mjete të luksit, nga 21 në 40 mijë lekë në vit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.